Çminimin i zonës rreth punkteve të dikurshme kufitare të APJ-së (Armata Popullore Jugosllave v.j.) është duke vazhduar, ndërsa pritet që shpejt do të nxirren mbetjet e ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999, ka thënë kryetari i të ashtuquajturës “Shoqata e Familjeve të të Rrëmbyerve dhe vë Vrarëve në Kosovë”, Simo Spasiq.
Sipas tij, këtë informatë ia ka dhënë kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odalloviq, në takimin ku i pranishëm ishte edhe ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, transmeton Telegrafi.
“Odalloviq ka thënë se po bëhet çminimi i këtij rajoni që ka shumë mina dhe se shumë shpejt do të arrihet tek lokacioni në Koshare ku gjenden dhjetëra ushtarë serbë të vrarë”, kat thënë Spasiq.
















