Pensionisti serb i cili nuk e kishte pranuar veprën, ishte dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Qarkut në Cyrih për dhunim seksual të shumëfishtë me dënim pjesërisht me kusht prej tre vjet e gjysmë. 356 ditë ai i ka kaluar në burgun për hetime. Ai është dënuar po ashtu që viktimës t`ia paguajë 10.000 franga si kompensim.
Në bazë të këtij dënimi, Zyra për Migracion e Kantonit të Cyrihut ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C).
Të gjitha ankesat e tij kanë shkuar huq, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e ka arsyetuar dënimin me atë se pensionisti me veprën e tij e ka shkelur rëndë zhvillimin personal dhe seksual të viktimës.























