Tokat bujqësore te Zadrimes, Torovices dhe Bregut te Matit janë nen ujë. Situata me kritike është në Gajush.
Aty uji ka arritur ne një metër dhe te gjitha shtëpitë janë përmbytur. Sipas njoftimit te Ministrisë se Bujqësisë, në këtë zonë kanë rënë mesatarisht 106 mm shi, me një intensitet më të lartë . Dhe si pasoje në Zadrime rreth 350 hektarë toka gjenden nen ujë, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë.
Ndërkohë qe Kuota e Drinit është 1.2 nga 2.5 që është maksimalja. Ne orën 6 te mëngjesit ajo ishte 1.6. Tërheqja e ujit vazhdon normalisht, çka do të thotë se, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe rrjeti është në funksion.























