ë disa vende në Kosovën veriore, Metohi, Mitrovicë dhe Jarinje, janë vendosur përgjatë autostradës tabela me imazhe të Vuçiç dhe mesazhe mbështetëse ndaj kryeministrit të Serbisë. Në këto pankarta shkruhet: “Mire se erdhe kryeministër. Ne kemi një kryeministër, Aleksandër Vuçiç”.
Këto deklarata vijnë si një kundërpërgjigje e atyre të liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët e cilësuan vizitën e kryeministrit Rama, si një vizitë të kryeministrit të tyre.
Ndaj mediet serbe shkruajnë sot se vizita dyditore e Ramës në Serbi, është konsideruar si një shkëndijë, pasi disa politikanë shqiptarë në trojet e banuara nga shqiptarë në Serbi e konsiderojnë Ramën si kryeministrin e tyre.
Më shumë e përfolur është vizita e Ramës në Preshevë, aty ku ai do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Kulturës. Mediet serbe raportojnë se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të mbajë një miting, por një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Kulturës.















