Policia e Serbisë ka arrestuar sot Dragosllav Kosomajec, të cilin kryeministri Aleksandër Vuçiç e konsideroi “narko-dilerin” më të madh të Ballkanit.
Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç në një deklaratë për mediat njoftoi se Kosmajac është arrestuar në shtëpinë e tij në Beograd, raporton MIA.
Në aksionin e njëjtë krahas “Al Kapones ballkanik” janë arrestuar edhe shtatë persona.
Policia ka arritur të arrestojë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë katër pret të cilëve në Mitrovicë të Semit dhe tre në Beograd.
















