Parkoi makinën jashtë një salle lojërash fati në rrugën “Firenze” në Perugia, për të provuar fatin në makineritë elektronike.
Deri këta, asgjë e pazakontë, veçse shqiptari, për rreth 30 minuta la vetëm në makinë fëmijët e tij, 8 dhe 3-vjeç, pa u shqetësuar për sigurinë e tyre, shkruajnë mediat lokale.
I lajmëruar nga një dëshmitar, policia shkoi në vendngjarje rreth orës 18:30 të ditës së djeshme.
Siç raportohet, babai shqiptar, duhet të përgjigjet para autoriteteve gjyqësore për veprën e braktisjes së fëmijëve, shkruan Syri.net.
Temperaturat jo shumë të larta, kanë bërë që të mos të shkaktohen dëme në shëndetin e fëmijëve, raportojnë mediat lokale./Syri.net/














