Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke në Selanik, teksa u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike.
Ata janë 26 vjeç dhe 30 vjeç, të cilëve në automjetin e tyre iu gjet 51 gram kokainë, 3.5 gram amfetaminë dhe 4.2 gram kanabis.
Gjithashtu, dy shqiptarëve iu sekuestrua edhe automjeti me të cilin lëviznin, 3 celularë dhe 80 Euro.
















