• Latest
  • Trending
  • All

Sejdiu: Asociacioni i Komunave Serbe shkon përtej Pakos së Ahtisaarit, është antikushtetues

06/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Sejdiu: Asociacioni i Komunave Serbe shkon përtej Pakos së Ahtisaarit, është antikushtetues

06/04/2016
in Lajme

Qeveria e Kosovës ka dalë edhe përtej Pakos së Ahtisaarit me rastin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Nga kjo pako buron edhe Kushtetuta e Kosovës, me ate rast Qeveria ka shkelur edhe Kushtetutën kur në Bruksel ka nënshkruar ASK-në. Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, që në kohën kur ishte miratuar Pakoja e Ahtisaarit ishte në krye të shtetit si president.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 ishte derivat i Pakos së Ahtisaarit që në Kuvend është miratuar në vitin 2007. Sipas Sejdiut, provizionet e Ahtisaarit janë të përgjithshme, por në fakt janë dhe konkrete, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave, me shumicë serbe. Sipas tij as në të nuk parashihet diçka më tepër sesa që është paraparë edhe për komunat, që janë me shumicë shqiptare. Sejdiu tha se Qeveria ka marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka thënë drejtpërdrejt, që është thyer Kushtetuta në këtë rast. Por në fakt sipas ish-presidentit ajo është thyer.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Është fjala për Asociacionin e Komunave serbe dhe unë them se është dashur të kihet një kujdes i veçantë në këtë drejtim. Provizionet e Ahtisaarit janë të përgjithshme. Ato në fakt janë dhe konkrete, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave, pra në këtë rast me shumicë serbe, nuk parasheh një diçka më tepër, se sa parasheh dhe për komunat që janë me të shumicës shqiptare. Në fakt janë dhe njëra dhe tjetra, të një karakteri thjesht më shumë konsultativ dhe çështjeve teknike. Dhe assesi të lëshohen në rrafshe të veçanta dhe të ushtrimit të kompetencave ekzekutive dhe kompetencave tjera, çfarë synohet të bëhet. Prandaj unë them se delegacioni i Kosovës ka marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht faktin se ajo përgjigje në njëfarë mënyre gati është edhe politike, nuk ka shkuar krejt drejtpërdrejt për të thënë se është thyer Kushtetuta dhe unë mendoj se është thyer. Sepse vet fjalia paralele që thekson se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në fakt do të thotë, se është jashtë saj. Dhe këta duhet të kenë kujdes në proceset e mëtejshme, se kah do të lëvizin”, tha Sejdiu për KosovaPress.

Sipas tij, Pakoja e Ahtisaarit është një dokument bazë që i ka paraprirë proceseve të mëtejme në Kosovë. “Unë mund të them se është vërtetë një dokument bazik, i cili ka një natyrë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe të akceptueshme me gjithë provizionet që ka. Dhe për këtë arsye, duhet me pas kujdes, që të mos lëvizet në mënyrat siç ka tendenca që të kapërcehet përtej tij”, tha Sejdiu. Sejdiu thotë se mbi Pakon e Ahtisaarit, në periudhat e mëvonshme, është mbështetur jo vetëm dokumenti themelor i vendit, Kushtetuta e Republikës, por dhe një korpus i tërë i ligjeve specifike. Por, ai pranon se ka pasur edhe dispozita, që kanë qenë të vështira, siç është ajo për vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetin serb.

“Ka pasur dispozita që kanë qenë të vështira, sidomos ajo që ka të bëjë me dy të tretat e prezencës së komuniteteve pakicë dhe natyrisht në marrjen e vendimeve, që janë në interes të veçantë nacional dhe për to. Çështjet që kanë të bëjnë me vendet e rezervuara në Parlament, pavarësisht rezultatit zgjedhor në proceset elektorale, që mund të kenë dhe një kujdes i veçantë, që është paraparë në atë kohë për ndërtimin e një strukture të decentralizuar të pushtetit. Por mbështetur paralelisht dhe mbi kartën evropiane, mbi qeverisjen lokale. Këto çështje apo këto tema kanë qenë vërtetë të debatuara dhe shpesh herë dhe me reagime të shumta. Por që ne kemi arritur që në njëfarë mënyrë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, që t’i bindim qytetarët e vendit, se duhet të paguajmë këtë çmim”, thotë Sejdiu.

Ndërsa duke folur për raste tjera, të cilat kanë mundur të dalin jashtë asaj çfarë ka paraparë Pako e Ahtisaarit, Sejdiu thotë se gjithçka deri tani është ndërtuar në bazë legale, por veprimet praktike janë diçka tjetër. Ai me këtë rast ka përmendur strukturat paralele që sipas tij janë ende aktuale në veri të Kosovës.

“Ne kemi probleme sot e kësaj dite, janë paraparë dhe me qasje të tjera poli tike, zhdukja e strukturave paralele në veri dhe sot e kësaj dite, ato kanë një prezencë në një tip tjetër, në pjesën e veprimeve jo normale, ose të mbajtjes peng të jetës së përgjithshme. Flas dhe të qytetarëve serb në ato pjesë të Kosovës, apo pjesës veriore. Sepse fundi i fundit, deshëm apo ndeshem ajo pjesë e qytetarëve ka nevojë t’i kthehet realitetit dhe ka nevojë, po ashtu të jetë një trysni e përbashkët ndërkombëtare, posaçërisht e Bashkimit Evropian. Sepse është në këtë kornizë e ndërtuar, por natyrisht them edhe e SHBA-ja që të bëhet presion dhe mbi Beogradin”, tha Sejdiu. Ish presidenti madje tha se Beogradi sot e kësaj dite mban Kosovën, si pjesë të Kushtetutës së saj. Sipas Sejdiut Beogradi parasheh Kosovën si një “Kosovë dhe Metohi pjesë integrale e Republikës së Serbisë”.

“Beogradi ndërton iluzione të vazhdueshme, tek qytetarët serb që nuk i lejon apo i mban peng të vazhdueshëm, që të mos i kthehen jetës normale dhe institucionale të vendit”, tha Sejdiu. Fatmir Sejdiu ka qenë president i Kosovës në periudhën 2007-2010, derisa kishte dhënë dorëheqje nga ky post pasi që Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se ai ka shkelur Kushtetutën e vendit duke mbajtur njëkohësisht postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sejdiu ka humbur garën edhe për kryetar të LDK-së pasi që rivali i tij, kryetari aktual Isa Mustafa ka marrë shumicën e votave të delegatëve të kësaj partie. Sejdiu është anëtar nderi i LDK-së.

Previous Post

Taulant Balla Ilir Metës: jep dorëheqjen për dosjen e zezë të diplomacisë!

Next Post

Trafik droge Itali-Holandë-Shqipëri, 13 të arrestuar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Trafik droge Itali-Holandë-Shqipëri, 13 të arrestuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.