• Latest
  • Trending
  • All

Së bashku, për të luftuar trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve

10/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Së bashku, për të luftuar trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve

10/12/2014
in Aktualitet, Opinion

Herën tjetër që makina juaj të ndalojë në semafor dhe fytyra të vogla të shfaqen pranë xhamit apo kur të kaloni në trotuar afër një dore të vogël, që zgjatet për të lypur, ndaluni një çast dhe mendoni: një në tre prej atyre fëmijëve të vegjël rrezikohet nga trafikimi. Studimi kombëtar i vitit 2013, kryer nga UNICEF-i, “Save the Children” dhe organizata shqiptare ARSIS, identifikoi mbi 2 500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri. Studimi tregoi, gjithashtu, se më shumë se 800 prej tyre rrezikohen të trafikohen, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e të shfrytëzohen për prostitucion, punë të detyruar, lypje apo krime të vogla. Kjo është arsyeja që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijon t’u mëshojë fort masave dhe veprimeve që duhen marrë për të mbështetur përpjekjet kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, si shkeljet më të urryera të të drejtave të njeriut – të drejta që i festojmë çdo vit më 10 dhjetor. Sigurisht, ky fenomen nuk i përket vetëm Shqipërisë. Ai prek mijëra fëmijë, në mbarë botën. Raporti i fundit botëror i Kombeve të Bashkuara për trafikimin e qenieve njerëzore tregon se një në tri viktima të identifikuara të trafikimit të qenieve njerëzore është fëmijë – një rritje prej pesë për qind në krahasim me pak vite më parë. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka marrë një sërë angazhimesh për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e fëmijëve, por vijon të hasë probleme serioze trafikimin e fëmijëve dhe me shfrytëzimin për punë. Janë hartuar ligje të mira, por, edhe nëse do të zbatoheshin plotësisht, përsëri nuk do të mjaftonte. U duhet kushtuar vëmendje edhe masave parandaluese. Intervistat me fëmijët e trafikuar tregojnë se, pothuajse të gjithë, kanë përjetuar privim të të drejtave të tyre dhe abuzim përpara se të trafikoheshin. Ata nuk do të kishin rënë pre e trafikantëve, nëse shërbimet profesionale arsimore dhe sociale, si dhe ato të zbatimit të ligjit, do t’i kishin dalluar shumë më herët shenjat e rrezikut dhe do të kishin reaguar në kohë e në mënyrën e duhur. Trafikimi lidhet me problemet sociale dhe ekonomike dhe prek anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë. Për shembull, 70 për qind e fëmijëve në situatë rruge u përkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane. Prandaj, ky fenomen nuk duhet parë vetëm si një vepër penale, por si një çështje sociale, politike dhe e të drejtave të njeriut, trajtimi i së cilës kërkon një qasje multidisiplinore. Lufta kundër këtij fenomeni duhet të orientohet te krijimi i një mekanizmi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve, i cili t’u përgjigjet nevojave të fëmijëve të cenueshëm dhe të përjashtuar nga shoqëria e të garantojë zhvillimin e tyre. Në Shqipëri, ka rreth 200 njësi për mbrojtjen e fëmijëve. Ato duhet të kryesojnë përpjekjet për t’u siguruar që fëmijët viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit të marrin kujdesin dhe mbrojtjen e duhur. Fatkeqësisht, vetëm disa prej tyre funksionojnë plotësisht. Shteti ka për detyrë të ndalojë abuzimin e fëmijëve dhe të plotësojë nevojat e tyre për mbrojtje dhe asistencë të veçantë, duke përdorur një qasje të integruar e multidimensionale. Që nga maji 2014, qeveria ka zhvilluar një plan veprimi ambicioz për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge. Duke kuptuar që kjo kërkon përpjekje afatgjata dhe zgjidhje të qëndrueshme, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po punon ngushtë me qeverinë dhe shoqërinë civile për të siguruar që politikat dhe veprimet konkrete të garantojnë interesin më të mirë të fëmijëve. Përdorimi i fëmijëve për punë të detyruar është një tjetër shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, fëmijët punojnë në sektorin bujqësor, tekstil, fasoneri dhe në minierë. Shpesh, ata ekspozohen ndaj substancave kimike të rrezikshme dhe makinerive të rënda. Sipas pyetësorit për punën e fëmijëve, të kryer nga INSTAT-i në vitin 2012, 57 000 fëmijë në Shqipëri – tetë për qind e fëmijëve pesë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç – janë të angazhuar ekonomikisht. Kjo do të thotë se fëmijëria e 57 000 fëmijëve në Shqipëri është ndërprerë tepër herët dhe se ata mund të vuajnë pasoja fizike dhe mendore, për një kohë të gjatë. Zbatimi i ligjeve ekzistuese kundër të gjitha formave të shfrytëzimit të lidhura me trafikimin ka rëndësi thelbësore. Shumë e rëndësishme është edhe rritja e rolit dhe kontributit potencial, në ndalimin e shfrytëzimit të punës së fëmijëve, të aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, siç janë bizneset, sindikatat dhe organizatat jofitimprurëse. Edhe pse garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është, kryesisht, përgjegjësi e qeverisë, bizneset kanë detyrimin të sigurohen që askush të mos detyrohet të sakrifikojë jetën, të drejtat apo të ardhmen për prodhimin e një produkti të dëshiruar. Prezenca e OSBE-së ka ndërmarrë një qasje të dyfishtë në trajtimin e fenomenit të shfrytëzimit të punës së fëmijëve. Ne kemi mbështetur inspektorët e punës që të fuqizohen për të identifikuar rastet e punës së detyruar, duke përfshirë edhe punën e fëmijëve. Gjithashtu, ne po punojmë me qeverinë dhe me shoqatat e bizneseve për të hartuar një Kod Sjelljeje, që ndalon punën e fëmijëve. Përvojat drithëruese të fëmijëve të trafikuar apo të shfrytëzuar na vënë përballë detyrimit moral që të ngrihemi kundër atyre që i shohin fëmijët si mjet shfrytëzimi. Vetëm një qasje e bashkërenduar dhe bashkëpunuese mund t’u sigurojë fëmijëve mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur nga trafikimi dhe për të filluar të ndërtojnë jetën. Ne jemi përgjegjës për të ardhmen e tyre!

*Ambasador, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ,  Florian Raunig

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Pogradec, prokuroria kërkon 5 vjet burg për gjykatësin Pojanaku, u kap duke marrë ryshfet

Next Post

Braçe: Ka ardhur koha të hetohet veprimtaria kriminale e SHIK-ut

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Braçe: Ka ardhur koha të hetohet veprimtaria kriminale e SHIK-ut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.