I arrestuar për korrupsion, ish-gjykatësi i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, rrezikon 5 vjet burg. Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Pojanakun: 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Dhimitër Pojanaku u arrestua muaj më parë në një prej lokaleve të qytetit të Pogradecit tek ishte duke marrë një sasi lekësh për mbylljen e një çështjeje civile.
Sipas Policisë së Korçës,ka qenë denoncimi i një qytetareje, së cilës, Pojanaku i kishte kërkuar 450 mijë lekë në këmbim të mbylljes së një çështjeje civile. Kërkesa është pranuar nga qytetarja, e cila më pas ka vënë në dijeni edhe policinë, çka solli dhe arrestimin e gjyqtarit. Bashkëpunimi i saj me drejtësinë ka sjellë edhe regjistrimin e marrjes së parave nga gjyqtari, provë kjo që sipas prokurorisë së Korçës, disponohet me zë dhe figurë.















