Një 13-vjeçare nga qyteti i Sarandës rezulton e zhdukur prej 24 orësh.
Denoncimin në polici për L.Q e bëri e ëma e saj, shtetësja F.Q, 45-vjeç.
Sipas saj vajza ka humbur pa lënë gjurmë.
Ajo tregon se nuk ka pasur probleme me vajzën.
Policia e ka shpallur menjëherë në kërkim të miturën, ndërsa hetimet janë përqëndruar në disa pista.
/LAPSI.AL/















