• Latest
  • Trending
  • All

Dyshime të forta mbi rolin e policisë në grabitjen në Rinas

04/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Dyshime të forta mbi rolin e policisë në grabitjen në Rinas

04/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Tirana International Airport (TIA) i është përgjigjur me një deklaratë të fortë Policisë së Shtetit për grabitjen e ndodhur më 30 qershor në Rinas. Deklarata e përgënjeshtron policinë si për versionin ashtu edhe për ngjarjen. Policia, në versionin e bërë publik nga drejtori i Tiranës, Ervin Hodaj, u përpoq të vinte në dukje se kishte bërë të pamundurën për të kapur autorët, por nuk kishte mundur për arsye se ishte njoftuar me vonesë.

Ervin Hodaj, drejtor i Policisë së Tiranës: Reagimi i Policisë  ka qenë i menjehershëm pas njoftimit të dhënë, megjithëse sipas regjistrave, është njoftuar rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pasi autoret jane larguar nga rrethimi i aeroportit.  

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

 Por TIA e hedh poshtë këtë version. Sipas saj, policia ka qenë prezente në pistën në momentin kur ndodhi grabitja. Dhe veç kësaj, është njoftuar ndërsa grabitja po ndodhte. TIA thotë se policia bëri raportim krejt të pasaktë.

Arlinda Çausholli, zëdhënëse e TIA: TIA ka ndjekur me shqetësim raportimet zyrtare të policisë së shtetit mbi raportimin më së paku të pasaktë të ngjarjes në fjalë. Duam të theksojmë se TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë.Theksojmë se njoftimi i TIA për policinë është bërë në kohën kur makina, bashkë me autorët e krimit, ishte ende në vendngjarje. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë se ky njoftim është kryer nga menaxheri i operimit në detyrë i TIA-s kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. Përveç kësaj theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë, vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Këtë e vlerësojmë si saktësi të domosdoshme informacioni.

Policia ka version tjetër edhe përsa i përket asaj se kush e ka përgjegjësinë për grabitjen spektakolare. Kësaj, Ministria e Brendshme dhe mediat pranë qeverisë i kanë mëshuar më fort, në përpjekje për t’ia faturuar përgjegjësinë TIA –s.

Ervin Hodaj, drejtor i Policisë së Tiranës: Gjithashtu, në bazë të Marëveshjes Konçensionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçensionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë eksluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë.  Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aereoport. Sa më sipër, theksojmë se perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV,  janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport).

 TIA e përgënjeshtron publikisht këtë version dhe jep këtë sqarim.

Arlinda Çausholli, zëdhënëse e TIA: Për qartësinë e publikut, por edhe të autoriteteve shtetërore të përfshira, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, shërbim i cili as nuk e zëvendëson dhe as nuk e zvogëlon detyrën dhe përgjegjësinë e policisë së shtetit. ICTS, si kompani ndërkombëtare për ofrimin e sigurisë në aeroporte si dhe e çertifikuar në mënyrë të vazhdueshme nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë fizikisht. ICTS operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është policia e shtetit. Përsa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike jashtë gardhit të aeroportit, nga ku ka hyrë makina, kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e policisë së shtetit. Sipas ligjit, policia e shtetit duhet të sigurojë patrulla me të gjitha mjetet, përfshirë ato këmbësore, në të gjitha zonat e aeroportit, duke parandaluar çdo incident dhe aktivitet të paligjshëm.

Por a kishte policia patrulla përreth aeroportit të Rinasit? A nuk e kishte shtuar policia e shtetit gatishmërinë në Rinas pas akteve terroriste në Staboll? Grabitësit e armatosur hynë qetësisht në aeroport, duke thyer një derë të jashtme, nxorrën armët dhe nën kërcënimin e tyre morë të paktën 1 milionë euro (shifra e publikuar nga policia).

Policia, në komunikimin e vetëm të drejpërdrejtë me publikun, e anashkaloi përgjegjësinë e saj me të gjitha format. Ajo publikoi disa korrespondenca që kishte patur me TIA –n për sigurinë.

Ervin Hodaj, drejtor i Policisë së Tiranës: Pikërisht për shkak të konstatimit të shpeshtë të mungesës së disa elementëve të sigurisë, Policia e Shtetit me shkresë nr 457 datë 21.04.2014 i ka komunikuar autoritetit Aeroportual TIA, në lidhje me mangësitë të konstatuara në drejtim të parametrave të sigurisë, vecanërisht për sistemin e kamerave, pasi kamerat nuk mbulonin me monitorim të gjitha pikat nervlagjike të aeroportit. Me shkresë ref. RCV/IA, datë 24.04.2014, protokoll 273/1, nga Autoriteti Aeroportual TIA, i është kthyer përgjigje Komisariatit të Polcisë Rinas se: Shqetësimet e ngritura lidhur me sigurinë dhe kamerat e sigurisë, nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit.

Në vazhdimësi të korespodencës për riparimin e mangësive të  konstatuara, me shkresë nr 496 protokoll 25 .04.2014 Komisariati i Policisë Kufitare Rinas i është drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC),  me kërkesë për ndërhyre për marrjen e masave të menjëherëshme për zgjidhjen e problemtaikave të konstatuara lidhur me sigurinë në Aereoport, duke i kërkuar Koncesionarit që të zgjidhe menjëherë problemet e sigurisë në përputhje me standartet ndërkombëtare për sigurinë në Aeroporte.

Nga Autoriteti i Aviacionit Civil akoma deri ditën e sotme nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Po në vijim të korespodencës me shkresë nr 534/protokoll datë 24.03.2016, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, i kërkon autoritetit Aeroportual TIA, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave.

Në mbledhjen e këshillit të sigurisë së aeroportit datë 30.03.2016 mbajtur me protokoll nr 145  Ref : RCV-GM/STO nga ana e Policisë së Shtetit është kërkuar rishikim i masave të sigurisë përfshirë dhe sistemin e kamerave si dhe shkëmbim i menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale.

Gjithë këta pretendime TIA i quan jo vetëm të gënjeshtërt, por edhe të qëllimshëm.

Arlinda Çausholli, zëdhënëse e TIA: Dokumentet që janë bërë publike janë pjesë e auditimeve periodike që kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe secila nga këto dokumente e ka patur përgjigjen e duhur dhe planin përkatës të veprimit në lidhje me dinamikën e operimeve në TIA. Të gjitha dokumentet e dërguara Autoritetit të Aviacionit Civil u janë vënë në dispozicion pa asnjë hezitim, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, autoriteteve kompentente që po hetojnë ngjarjet e 30 qershorit. Mënjanë kësaj, TIA do të kishte dashur që etika e konfidencialitetit, e bazuar në ligj të shkruar e të pashkruar, të respektohej nga të gjitha organet shtetërore. Në këtë incident të rëndë, nëse qëllimi është fajësimi, pasojat do të jenë shumë më të rënda se grabitja.

Policia e shtetit, sipas TIA, nuk e respektoi etikën e konfidencialitetit. Ajo nxitoi t’ia linte fajësinë TIA –s për grabitjen dhe duke i lënë në plan të dytë hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Në mediat pranë qeverisë u publikuan dokumente konfidencialë testimesh pikërisht të sigurisë fill pas grabitjes.

Lëvizjet e policisë duket se kanë për qëllim largimin e përgjegjësisë me çdo kusht prej saj, në një kohë kur drejtues të saj po hetohen për këtë ngjarje dhe ku opozita e ka drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Rama dhe veçanërisht ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar për drejtues e zyrtarë të policisë, përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroport pas atentateve në Stamboll. Prokuroria e Përgjithshme thotë se masat e sigurisë rezulton jo efikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes.

Krahas hetimeve që po kryhen, policisë i duhet tani të sqarojë publikun mbi përgjegjësinë e saj për ruajtjen e sigurisë së aeroportit, pas faturimit që i bëri TIA. A e ka zbatuar ajo ligjin? A e ka ruajtur aeroportin siç e ka detyrim nga ligji? Përse nuk veproi menjëherë sapo u njoftua nga TIA, në kohën kur grabitësit ishin ende në pistë, siç thotë TIA publikisht, duke siguruar se gjithçka është e provuar? A po kryen ajo hetim të brendshëm mbi rolin e drejtuesve të saj në parandalimin e kësaj ngjarjeje dhe reagimin në kohë. Apo shqetësimi i vetëm është që të heqë barrën e përgjegjësisë si përballë publikut, besimi i të cilit ndaj forcave të rendit është në rënie, siç është shprehur kryeprokurori Llalla, ashtu edhe përballë Prokurorisë së Përgjithshme që po i heton drejtuesit e policisë.

Video:
Tags: edi rama
Previous Post

Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Next Post

Sarandë, zhduket një vajzë 13 vjeç

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Sarandë, zhduket një vajzë 13 vjeç

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.