Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me banorë të fshatit Xarë në Sarandë, ku është denoncuar abuzimi me tokat. Banorët kanë thënë se bëhet fjalë për abuzim me tenderin për tokat me qira, që sipas tyre u morën nga njerëz të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
“Është abuzuar me tenderin për tokat me qira, të cilat u morën nga njerëz të Koço Kokëdhimës. Tokat u morën nga Dhimo Kote”, kanë thënë banorët e Xarës.
Ata kanë treguar se shoqata e tyre kishte ofruar 50 mijë lekë për hektarë, ndërsa tokat i fitoi Dhimo Kote me 25 mijë lekë për hektarë. Banorët e fshatit Xarë, janë ankuar për të gjitha këto tek përfaqësuesit e PD-së duke thënë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi.
















