Partia Socialiste nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti, reagoi ndaj deklaratave të Partisë Demokratike lidhur me çmimin e naftës, duke thënë se kryeopozitari gënjeu. Në një dalje nga selia rozë, ajo tha se Partia Demokratike duket se ka një problem serioz me shifrat, duke shtuar se këtë problem e kishin dhe gjatë tetë viteve në pushtet kur mburreshin se kishin ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë, apo kur pretendonin se ekonomia e Shqipërisë që ishte e zhytur në borxhe, mbetej vetëm pas Kinës në botë dhe Gjermanisë në Europë. “Sot zonja Guxholli, pikërisht ajo që e këshillonte Berishën se si ta zhyste sektorin energjitik në borxhe prej 150 milionë dollarësh në vit, pretendon rritjen e çmimit të energjisë prej 22%. Ndërkohë që dje, Qeveria shqiptare e tha me zë e me figurë se kërkon as më shumë e as më pak se mesatarizimin e çmimit të energjisë. Problemit me shifra nuk i shpëton as Lulëzim Basha që dje i gënjeu shqiptarët duke u thënë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo”, u shpreh Gjylameti. Ajo kërkoi që kryedemokrati Lulzim Basha të dalë e të tregojë një vend në Europë ku çmimi i naftës është ulur 40%, ndërsa nënvizoi se e vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4 – 5%, aq sa është ulur edhe në Shqipëri. Gjylameti deklaroi se mazhoranca është e përkushtuar në detyrën e vetëm ndërsa kërkoi nga opozita që të mos gënjejë kaq hapur dhe të mos harrojë kaq shpejt se personat përgjegjës të krizës ekonomike që u trashëgua, janë ata vetë, Partia Demokratike dhe qeverisja e tyre 8 vjeçare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















