• Latest
  • Trending
  • All

Santo i telefonoi Tahirit 10 minuta para vrasjes

15/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Santo i telefonoi Tahirit 10 minuta para vrasjes

15/05/2016
in Lajme

10 minuta përpara se të ekzekutohej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin dhe njerëz të medias që kanë qenë në ato momente me Tahirin konfirmojnë se vetëm pak pas asaj telefonate ka mbërritur edhe lajmi për vrasjen e Santos. Se cila do të ishte kërkesa e fundit e Santos ndaj një ministri të kësaj qeverie, kjo tashmë mund të merret lehtësisht me mend. Biznesmeni do të kërkonte direkt ndihmën e ministrit për motorin që e ndiqte prej disa javësh dhe që ditën e pardjeshme kishte shpeshtuar parakalimet rreth banesës së Santos dhe rrugëve të mundshme, ku ai do të kalonte.
Në fakt, Tahiri ka qenë mjaft i zënë në ato momente. Ai kishte shtruar një kokteil me gazetarët, ku po i paraqiste atyre suksesin që ai kishte korrur në luftën imagjinare në Lazarat prej nga ku u arrestuan fshatarët dhe u la korridor të lirë për largimin e kapove të trafikut të drogës. Mos realizimi i telefonatës së fundit të Santos ka rezultuar tragjike për jetën e tij. Katër plumbat e vrasësve profesionitë i kanë marrë jetën.
Gazetarët e pritshëm në koktelin e ministrit pohojnë se, janë njoftuar menjëherë për atentatin ndaj Santos. Ata kanë qenë më shumë të përgjegjshëm për përgjegjësinë e detyrës që kishin për të mbuluar këtë ngjarje edhe se vetë ministri. Ata kanë brakstisur kokteilin për t’u përqendruar tek atentati. Po ministri çfarë ka bërë?
Ministri rezulton të mos ketë bërë asnjë nga detyrat imediate që do të bënte çdo ministër i Brendshëm në një ngjarje të tillë. Asnjë masë e marrë nga ai dhe vartësit e tij nuk është marrë për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme vrasësit. Përkundrazi, vrasësve u është dhënë koha e nevojshme që ata të largohen.
Si është e mundur që ministri, pasi nuk i hap telefonin një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës së biznesit, merr informacionin e vrasjes së tij 10 minuta më vonë dhe nuk merr asnjë masë për të bllokuar të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit në mënyrë që të bllokoheshin vrasësit. Si është e mundur që dy njerëz që kanë kryer vrasjen në zemrën e qendrës financiare dhe politikën të vendit, sikurse raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, kalojnë lirisht përmes rrugëve kryesore të Tiranës dhe autostradës Tiranë-Durrës, pa u ndaluar nga asnjë forcë policore. Si është e mundur që ky ministër nuk ngriti asnjë postbllok policor për ndalimin e vrasësve edhe 1 orë pas vrasjes së Santos? Si është e mundur që në drejtim të dy vrasësve profesionitë shkon vetëm një polic rrugor dhe nuk mbështetet nga asnjë prej efektivëve të policisë dhe prej asnjë nga strukturat e posaçme si FNSH apo RENEA? Të gjitha këto pyetje kanë një përgjigje të vetme; Tahiri i ka dhënë kohë vrasësve që ata të largohen. Se përse e ka bërë këtë, kjo duhet të jetë një nga çështjet e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mos eficenca dhe përgjumja e policisë në këtë vrasje që tronditi vendin nuk është rastësi, por e koordinuar mjaft mirë nga Tahiri dhe Didi. Se çfarë interesash kriminale dhe mafioze të Tahirit fshihen në vrasjen e biznesmenit Santo, kjo do të zbardhet hap pas hapi. Vrasja e Santos ka tronditur jo vetëm shqiptarët, por edhe mediat ndërkombëtare, të cilat nuk arrijnë po ashtu të kuptojë se si vrasësit të mos kapen kur kryejnë një atentet në vendin që duhet të kishte sigurinë më të lartë?

Motori pranë banesës 50 minuta para ngjarjes

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Dje u shfaq në Tv “News 24” një tjetër sekuencë filmike, e cila lidhet me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Në pamjet e regjistruara në orën 08:20 minuta të mëngjesit të së enjtes, evidentohen dy atentatorët që lëvizin të pashqetësuar nga rruga “Papa Gjon Pali i dytë” drejt rrugës “Asim Zeneli”, pra, një rrugicë ngjitur me shtëpinë e Artan Santos. Pra rreth 51 minuta para ngjarjes, dy personat kanë mbajtur nën vëzhgim zonën përreth banesës së 58-vjeçarit.
Kamera e sigurisë ka arritur t`i fiksojë para atentatit dhe pesë herë të tjera autorët që lëviznin me motorin tip Suzuki V-Storm 650 kubikësh. Përkatësisht në orën 08:20 minuta, 08:25 minuta, 08:27 minuta, 09:07 minuta dhe 09:09 minuta. Më pas, në orën 09:11 minuta atentatorët kanë dalë tek kryqëzimi tek RTSH dhe kanë pritur për disa sekonda derisa mjeti me të cilin udhëtonte Santo të nisej për në destinacion.
Atentatorët e kanë ndjekur duke i qëndruar në distancë të afërt prej tre metrash dhe në kryqëzimin pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa rreth orës 09:15 minuta kur Artan Santo ka zbritur nga mjeti është qëlluar 6 herë me pistoletë, duke mbetur i vdekur në vend.

Post Views: 99
Tags: edi ramambrojtje shteteroremurder in Tiranandjekje nga krimineletprofessional killersprosecution of criminalsSajmir Tahiristate protectionvrases profesionistvrasje ne Tirane
Previous Post

Në Tiranë arrestohet një xhihadist

Next Post

Nga 1 korriku nis bashkëpatrullimi policor Kosovë-Shqipëri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nga 1 korriku nis bashkëpatrullimi policor Kosovë-Shqipëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.