Ky bashkëpunim është arritur sot, nga drejtoritë Policore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje.
Njësitë policore të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë edhe gjatë këtij zezoni veror do të patrullojnë së bashku në akset rrugore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke filluar nga 1 korriku deri në fund të muajit gusht, ku edhe përfundon zezona verore.
Ky bashkëpunim është arritur sot, nga drejtoritë Policore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se ky aktivitet është bërë tradicional dhe se mbi bazën e vlerësimeve që dy policitë e dy shteteve kanë bërë, ka rezultuar se ka treguar suksese në shumë fusha e mbi të gjitha në fushën e qarkullimit rrugor.
“Qëllim i këtij aktiviteti do të jetë në shumë drejtime, duke filluar nga shkëmbimi i përvojave në mes të dy policive në fushën e policimit rrugor. Pastaj mbështetja në parandalimin e ngjarjeve aksidentale, ku synim kryesor do të jetë ruajtja e jetës së njerëzve në qarkullim rrugor, fuqizimi i përgjithshëm i sigurisë në qarkullimin rrugor”-tha zoti Maxhuni.
Mandej, drejtori policor Maxhuni theksoi se do të shihet trajtimi i të gjithë shkelësve, apo kundërvajtësve që në një mënyrë apo tjetrën bien ndesh me rregullativën ligjore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu do të bëhen edhe vlerësimet e përbashkëta që duhet pasuar nga të dyja policitë për të menaxhuar në mënyrë profesionale tërë këtë aktivitet, pra që do të realizohet nga dy policitë e dy vendeve.














