Një bashkëbisedim
Kryeqyteti shqiptar mblodhi fundjavën e kaluar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Atdheut. Më shumë se 1000 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare dhe më shumë se 40 vende të botës u mblodhën në Tiranë të pandarë për Shqipërinë. Shumë profesionistë, shkencëtarë, sipërmarrës dhe të tjerë patriotë ishin të pranishëm me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin e tyre.
Takimi i Disaporës përfaqëson një qasje krejtëisht të kundërt nga 25 vjet më parë kur shqiptarët e ikur jashtë vendit quheshin tradhtarë dhe u hiqej mundësia për t’u rikthyer apo për të kontribuar për vendlindjen. Ky takim shënon gjithashtu një shkundje të ndryshkut të harresës shumëvjeçare të “politikës së re” në trajtimin dhe qëndrimin e saj ndaj me shumë se 1.5 milion shqiptarëve qe jetojnë jashtë Atdheut.
Aktivitetet ishin intensive por shumë mbreslënëse. Ato dhanë një mundësi të veçantë për t‘u njohur me bashkëatdhetarë që na bëjnë të ndihemi krenarë për shqiptarët. Dashuria për atdheun dhe ndjenja e patriotizmit përparimtar është rritur më shumë pas një takimi të tillë. Shpresa për një Shqipëri më të mirë është shumëfishuar.
Fjalët nuk e kanë forcën e duhur për të shprehur ndjenjën e krenarisë për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqipfolës i cili punon dhe jeton në Britaninë e Madhe. Ai është tashmë nje komunitet vibrant dhe i mirëintegruar në jetën Britanike, por që i mban sytë gjithmonë nga vendi amë.
Programi ynë Shpresa u nderua me çmimin e lartë te Shqiponjës së artë për punën kuptimplotë që bën. Ky vlerësim i takon ideatorëve dhe drejtuesve, por mbi të gjitha komunitetit shqiptar ne Britaninë e Madhe.
Shqipëria ka diasporën aleatin e saj më të madh në perpjekjet e saj për integrimin evropian. Kjo pjesë jetësore dhe e pandarë e shoqërise e ka kryer tashmë integrimin dhe mund të luajë nje rol themelor në këtë proces.
Mbetet në gjykimin dhe veprimin e komunitetit te diasporës për të vendosur për hapat e mëtejshëm. Natyrisht që koha ishte e shkurtër për të trajtuar të gjithë problematikën por samiti mund të shërbejë si një platformë për të zhvilluar më tej komunikimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për shqetësimet e përbashkëta dhe idetë përparimtare.
Ishte nje kenaqsi per mua kur mora nje email me titullin ‘Ftesë nominale prej Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës,’ kjo jo se personalisht e ndjek politiken shqiptare ose se faktikisht kisha vetem 4 dite qe isha kthyer nga Shqiperia. Por si shume shqipetare te tjere qe jetojme jashte Shqiperise per kohe te gjate, ndihemi te shkeputur nga realiteti i jetes ne Shqiperi, dhe fatkeqesisht jemi bere turiste ne vendlindjet tona.
Fakti qe per here te pare nje Kryeminister po ben perpjekje per nje bashkim te shqipetareve qe jetojne jashte Shqiperise, dhe kerkon nje bashkepunim, domosdoshmerisht duhet ta shikojme si nje levizje pozitive dhe te domosdoshme per te ardhmen e Shqiperise, sidomos kur as edhe nje Kryeminister me pare nuk ka bere perpjekje te tilla.
Edhe se ftesa e Kryeministrit ishte shkruar me shume se 3 muaj me pare, e ne kishim me pak se 3 jave te organizojme pjesmarrjen, ishim te gatshem te linim punet, bizneset, shtepite dhe familjet tona qe te merrnim pjese ne kete Samit.
Gjate zhvillimit te ketij Samiti (18 -20 Nentor 2016), pjesemarresit u ndane ne 7 organizime te ndryshme, dhe une, si Jurist ne Britani, me shume koleget e mi morem pjese tek Ministria e Jashtme e Shqiperise, qe ishim pjese e nje audience te nje paneli special te diskutimeve me pak pyetje, por pa oferta rrugezgjidhese nga qeverija Shqiptare.
Ne Pallatin e Kongreseve u ftuam te marrim pjese ne nje takim me Kryeministrin Rama qe mori disa pyetje nga te ftuarit, por koha sic u duk nuk premtoi qe te pakten shumica e te ftuarve te kishin mundsi te benin nje pyetje ose te diskutonin idete e tyre, edhe se ajo ishte arsyja kryesore qe secili udhetoj nga larg edhe mori pjese ne kete Samit.
U be e qarte se mikrofoni per pyetje u shpenda mes te ftuarve me zgjedhje nga lart, edhe se disa nga koleget e mi e kerkuan mikrofonin me shume kembnulje, dhe kur ja arriten keti qellimi, mikrofonit u duk se menjehere i mbaruan baterite.
Ideja edhe synimi i keti Samiti sic e kishte te vendosur edhe ne sloganin e tij ideal ‘Se bashku te pa ndare per Shqiperine’ Ishte e pamundur qe te mos u dallonte mungesa e shume personave qe u takonte te marrin pjese si Presidentit te Rrepublikes, Kryetarit te Parlamentit edhe Kryetarit te Opozites te Shqiperise edhe te Kosoves, qe sebashku ‘te pa ndare’ te ndertojm Shqiperine qe deshirojm; Por rrethanat sygjerojn ndarje per arsyet politike, sidomos tani qe nuk mungon motivi me premtimin e te drejtes se Votes per Shqiptaret qe jetojn jasht kufijve.
Njeri nga te ftuarit gjate pyetjeve me Kryeministrin sygjeroj ta rregulloj problemet e Shqiperise duke ofruar qe secili pjesmarres te dhuronte nga 10Euro, duke harrur qe secili ishe me se i gatshem te shpenzojne me shume se 1000Euro vetem te marrin pjese ne kete Samit, edhe aq me teper harroj se sa million Euro Shqipetaret dergonj cdo vit ne Shqiperi.
Por problem kryesore i bashkpunimit vazhdon te qendroj tek mundesite e investimeve qe Shteti Shqipetar (per momentin) vazhdon te mos i perkrah investoret Shqiptare si p.sh per marrjen e licensimeve per nje aktivitet biznesi qe mund te punsoj qindra qytetare, pa pasur nevoje te paguash qindra-nijra Euro tek nje Minister ose Deputet (pa fature) qe te jep afat vetem gjate kohes qe ai mund te jet ne pushtet.
Une, si shume shqiptaret tjere qe jetojm jashte kufijve kemi nje deshire naive edhe duam ta besjome nga qe edhe perendorija Romake nuk u ndertuar per nje dite, e keshtu ky Samit ishte vetem hapi i pare i Shteti Shqiptare qe mori idene (edhe se Kryeministrit ja dha gruaja e tij) ti mbledhi Shqiptaret qe jetojn jasht kufijve qe te bashkpunojm per te ardhmen e Shqiperise, PA axhendea personale ose politike.
Reagimi i menjeheshem i te gjithe Shqiptarve jashte Shqiperise, edhe se me paralajmerim shume te shkurte te presmarrjes ne kete Samit, gadishmerija e te gjithve esht prove e pa-dyshimte qe populli shqipetar kerkon qe te fillojm te bashkpunojm edhe te investojme per zhvillimin e Shqiperise edhe Kosoves.
POR pengesa momentare qendron tek sinqeriteti i qeverise se Shqiperise dhe Kosoves qe te mbajne premtimet edhe te fillojn nje bashkpunim te sinqerte dhe i pa mvarur nga politika edhe korrupsioni. Vetem kjo rruge mund ta bejn Samitin e Pare te Diaspores si fillim i nje suksesi qe te gjith Shqiptaret deshirojme.
Brikena Muharremi
Samiti i Diasporës ishte një organizim i qëlluar i qeverisë shqiptare.
Samiti ishte një hap drejt krijimit të një dialogu në mes të diasporës dhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kyçja e diasporës në procesin e zhvillimit të Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat është e rëndësishme duke marrë parasysh përvojat dhe njohuritë të cilat i posedon diaspora.
Është e rëndësishme që ky dialog të vazhdojë.
Lajmerimi per Samitin e Diaspores u mireprit nga te gjithe. Ne pamjen e pare edhe une u ndjeva i priveligjuar qe Ambasada e Shqiperise me percillte ftesen e Kryeministrit te Shqiperise per te marre pjese ne Samitin e Pare te diaspores ne Tirane.
Me pas ne po mendonim se cfare efektesh pozitive do te sillte ky Samit. Ne si komunitet pregatitem disa pika problematike shume te nevojshme per komunitetin tone. Por duke e njohur mire Edi Ramen une u thashe miqeve te mi kolegeve te mi se nje njeri qe cdo dite e me teper po i sjell dite te veshtira vendit te vet, popullit te vet ne te gjitha fushat e jetes, arsim , kulture, ekonomi dhe politke nje kryeminister qe Shqiperine e ka mbjell me droge ne cdo skaj te vendit te vet, cfare problemi mund te i zgjedhin ai diaspores.
Edhe ky rast qe ishte nje rast shume i mire per te e per qeverine Shqiptare ai e humbi perfundimisht, jo qe nuk i rrespektoj ne menyren me apsolute duke mos degjuar zerin e tyre ne nje kohe qe shiptaret erdhen nga te gjitha skajet e botes pa dallim bindjesh partiake pa dallim feje, per te nderuar shtetin e vet, kryeministrin e vet (kurrsesi Edi Ramen) me vjen keq sepse u befasuan dhe u kthyen pa shprese se nje dite me kete kryeminister, me kete qeveri nuk do te kete te ardhme ne vendin tone.
Por kjo do te na nxise akoma me shume qe te jemi me te pergjegjshem, me te guximshem per vendin tone dhe te kontribojme cdo dite e me teper qe vendi yne te radhitet me vendet e zhvilluara te Europes.
Une personalisht nuk mora pjese duke qene i ndergjegjeshem qe ky Samit nuk do te jete Samiti i Diaspores, por Samiti i Edi Rames.
Ne Shqiptaret ne Britanine e Madhe deshirojme sic jemi ne te gjithe te bashkuar aty ku flitet per gjerat e bukura qe behen per te miren e kombit tone, te kemi dhe nje ambasador per te gjithe Shqiptaret.
Gjeja me e lehte qe mund te bej eshte per vete te rri drejte e te flas shtrembet. Por do bej gjene e duhur dhe ate pak me te veshtire per sy kritiket dhe shume me te veshtire per ciniket, duke ndenjur shtrembet dhe folur drejte. E verteta brutale eshte qe asnje qeveri deri tani nuk e mori mundimin per tu kujtuar per diasporen Shqiptare teper te çmuar per vendin tone, ne aspekte te ndryshme si politike, kulturore apo dhe EKONOMIKE. Une se kam ndermend qe para se te jap vlersimet baze per samitin te filloj te rreshtoj teorite e konspiracionit apo jo, se pse na qenka organizuar ai. Per mua Samiti ishte teper i qelluar dhe teper mire i organizuar, duke patur parasysh qe ishte hera e pare qe organizohej. Shteti na ftoi, na degjoi dhe ne fund na i mori per baze kerkesat kryesore tonat. Kuptohet qe ky ishte vetem fillimi dhe nese do vihen ne funksion apo jo ato kerkesa mbetet per tu pare. Por populli thote qe fillimi i mbare eshte gjysma e punes. Duke shpresuar qe edhe gjysma tjeter te realizohet uroj qe vitin tjeter ta ndrrojne at çunin qe mbante mikrofona…
Samiti i Diaspores ishte nje initsiative e mire pasi principatat shqiptare te ashuquajtura parti politike, nuk kane pasur asnjehere nje iniciative bashkpunimi te siqerte me diasporën, sepse mendoj te gjitha trasheguan nga pak simptomat e ndarjes dhe percarjeas qe la perandoria komuniste e nje gjysem shekulli.
Ishte nje ide dhe mundesi e mire dhe teper pozitive per t’i treguar qeverise qe ne ekzistojme. Megjithese isha dhe jam shume krenar per pjesëmarrjen,.nuk mund ta fsheh qe jam sh i zhgenjyer per disa arsye.
E para mos prezenca e presidentit te Republikes. Simboli i kombit dhe unitetit mungoi si per te treguar se principatat veprojne te pavaruara dhe shqiptaret nuk jane te unifikuar, por te ndare ne principata.
Ky ishte nje mesazh i pakendshem per diasporen e cila e bashkuar ju pergjigj kesaj ftese.
E dyta ishe fjalimi i kryetarit te principates se ps, sot kryeministër, kur tha qe kjo ishte idaja e gruas se tij .dmth jo plan partiak apo qeveritar per te bashkuar diasporen por per ti plotesuar deshiren gruas .
Ne fakt kjo u vertetua gjate samitit ku nuk pati ndonje perpjekje konkrete per te bashkëpunuar.
E treta arsye e zhgenjimit ishte mos lejimi i degjimit te shqetesimeve te dispores ne takim me kryeministrin.
Na u premtua ne fillim qe do degjoheshim te gjithe pa rendesi te kohes qe do merrte ky bashkebisedim. Dhe megjithese mbajtem doren ngritur se ne klasat e shkollës.
Nuk vlejti pasi kete radhe nuk u pame dhe pse “profesori bashkbiasedues” e kishte gjatesine e duhur per te na shikuar po te donte. Nuk ishte ai bashkbisedimi vllazeror sy me sy sic ai e thote …ne vajtem u gezuam u argetuam nuk u degjuam u kthyem dhe jeta vazhdon…..
Se pari, mendoj qe iniciativa e zhvillimit te ketij Samiti ishte dicka shume e mire dhe positive. Shume mund te thone per perfitime politike dhe vota, por sidoqofte qe nje hap i mire qe shume politikane te meparshem as e kishin marre mundimin te konsideronin popullesine e Diaspores me justifikimin sepse na quajne ‘tradhetar ose shtegetare’ qe lame vendin tone.
Se dyti, mendoj qe cdo iniciative e re shkas veshtiresite e veta dhe mendoj qe shume njerez ishin te pakenaqur per te vetmin shkak qe nuk ju dha mundesia te flisnin, por ne pergjithesi si axhende ishte interesante dhe e organizuar mire.
Persa i perket mundesise per te folur shume njerez e dhane opinionin e tyre dhe filluan te mbanin ligjerata mbi arritjet e tyre kur pikesynimi ishte te thonin emer-mbiemer dhe pyetjen (2 minuta maximum). Njohjet e tjera dhe mundesite per te zgjeruar networkun e tyre qytetaret mund ti kishin bere gjate pushimit te kafese.
Ne ‘long-term’ shpresoj qe Samiti i Diaspores te zgjerohet sa me shume, por nuk eshte e nevojshme te organizohet nga fuqite politike ne pushtet port e jete asnjanes.
Se fundmi, jam shume dakort me mendimin e bashkepunimit te ideve frytedhenese te shqipetareve te Diaspores, ne nje pikesynim te perbashket dhe sa me te qarte dhe transparent.
Ne kemi shume nevoje per zgjidhje konkrete dhe sa me pak teori dhe ligjerata.





























