• Latest
  • Trending
  • All

Sami Frashëri mbi Çamërinë

14/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Sami Frashëri mbi Çamërinë

14/05/2016
in Histori, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025


Sami Frasheri mbi Çamerine dhe disa nga qytetet e saj kryesore, marrë nga vepra e tij “Fjalor i pergjithshem i historisë  dhe i gjeografise” (Konstandinopoje 1889). Vepra 2 e Sami Frasherit, botim i Akademise se Shkencave, 1988. Tesprotia (Çamërinë)

Adjonati (Paramithi) Janina, Konica, Margellici, Parga, PrevezaSuli, Tesprotia (Çamërinë)Është një nga krahinat që perbenin Epirin e lashtë. Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija, pjesa jugore e bregditit d. m. th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m. th Kalama. Me një fjale Tesprotia ishte emri i vjetër i pjeses jugore te Shqipërisë te quajtur Cameri. Kufizohet nga veriu me Mollosine që perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise që perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d. m. th nga krahina e Laberise, nga jugu me Ambrakine d. m. th. me gjirin e Nartes, nga perndimi me detin Jon. Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin, që bashkohen para derdhjes se tyre ne det. Këta konsiderohen nga greket e lashtë si lumenjte e sketerres. Ndërsa lumi Haradros d. m. th. Loros e ndante këtë krahine nga Mollosia. Qytetet dhe qytezat kryesore janë Pandosja, Kasupa, Allaka, Haradra, Himrion, Efina, Vruka e te tjera.Këto përfshihen midis 80 qyteteve që kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir. Megjithekete ekzistoje germadhat edisave prej tyre. Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne këtë krahine. Pas kësaj romakët themeluan 
ne skajin jugor te kësaj krahine një qytet të madh me emrin Nikopolis, gjermadhat e te cilit ekzistojne ne një istme te ngushtë një ore larg ne veri te Prevezes.  Tesprotianet e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg. Ishin te një gjaku dhe kishin te njëjtën gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise. Përshumë kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj për një periudhe u qeverisen ne formën e një republike. Pas kësaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve, Pirrua dhe me vonë iu aneksuan shtetit maqedonas. Se bashkume Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe së fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit, ashtu si ne viset e tjera te Shqipërisë, edhe ne këto anë u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohën e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.


Ajdonat (Paramithi)

Është një qyteze, qendër kazaje ne krahinen e Camerise, e cila formon pjesen juglindore te Shqipërisë, varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines. Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze një mali, ne anën e majte te lumit Vuvo d. m. th ne lindje te tij. Pozicioni i tij është i lartë, me ajër shumë te mirë dhe i rrethuar me vreshta e kopshte. Popullsia e tija arrin ne 2500 njerëz, thuajse te gjithë myslimane dhe shqiptare.  Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat që perdohet ne gjuhën zyrtare për qytezen, e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi, është marrë nga emri i sipermendur. Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetër Uria. Është një qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe çdo vit me dhjetë shtator bëhet një panair i madh që vazhdon pesë ditë. Burnot i cilesise se lartë,i njohur me emrin burnoti i Janines, prodhohet nga duhani, që rritet ne këtë qyteze dhe ne disa vende te kësaj kazaje.

Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra, 40 nga këto janë ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj. Ne juglindje te kësaj kazaje ndodhet nahija e Sulit, popullsia e se cilës është e njohur për qendresen e guximshme kundër Ali pashë Tepelenes. Toka e saj është malore, por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura. Toka e saj është pjellore, prodhon drithera të ndryshme dhe duhan. Ka një popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janë shqiptare e afro gjysma myslimane. Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide, 1 shkolle plotore, një medrese, 4 shkolla fillore kuranike, 3 punishte për regjien lekureve, 13 ura. Rrethi i kazase mund te pershkohet për 23 ore.

Janine

Është një qytet, qendër e vilajetit me te njëjtin emër. Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodrës 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut, ne bregun perendimor te liqenit me te njëjtin emër. Ka 35. 000 banorë, 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, një biblioteke, një gjimnaz, një shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike(mektep), një gjimnaz me emrin Zosimea, disa shkolla fillore dhe një shkolle për vajza vetëm për greket, një shkolle plotore

për vllehet, një azil grek për jetim e te varfer si dhe një spital, një spital tjetër te ndertuar kohët e fundit nga bashkia, treg te bukur, hane e hamame te shumta, një keshtjelle te mbetur nga Ali pashë Tepe-lena,që ndodhet mbi gadishullin që futet brenda ne liqen, te rrethuar me hendek;përreth ka disa pende dheu. Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore, punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet një tregti mjaft e rëndësishme. Janina është ndertuar nga i quajturi Jani, një nga princat e vendit ne kohën e rënies se perandorise bizantine. Ajo i është dorezuar paqesisht sulltan  Bajezit Jellderemit, pastaj u kishte dalë dorë (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohën e sulltan Muratit II u pushtua përfundimisht.

Me vonë ne kohën kur sundoi i pavarur Ali pashë Tepelena, (qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua tepër prej tij dhe kishte me shumë popullsi. Kazaja e Janines, ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit që mban te njëjtin emër. Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos, perfshin 233 fshatra me 87. 256 banorë. Toka është e ndryshme, ka fusha pjellore, kullota dhe disa pyje. Shumica e popullsise se fshatrave është e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe. Sanxhaku i Janines. Është  sanxhaku qendror i vilajetit që mban te njëjtin emër. Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise, nga verilindja me vilajetin e Manastirit, nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga perëndimi me detin Jon, nga jugu me sanxhakun e Prevezes. Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166. 691 banorë si me poshtë:

Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

Janine Zagore 233

Korondos 49

Leskovik 34

Janine Konice 3

Mecove 62

Ajdonat 68

Filat

Vetëm popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices është e perbere nga myslimane, vllehe e greke, kurse popullsia  e tri kazave te tjera është krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane. Të krishteret shqiptare deshirojne të mësojnë ne gjuhën e tyre shqipe dhe nuk e mbajnëveten te kombesise greke.

Konice

Është një qyteze, qendër kazaje që ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines, 45 km ne veri te Janines, ne anet e lumit te Vjoses, ne rrezat e maleve që ndodhen ne skajet e një fushe;ka 5500 banorë, nëpër rrethe ka shumë kullota, ku mbahen shumë Popullsia është shumë e zgjuar. Kazaja e Konices, rrethohet nga jugu me kazane e Janines, nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga veriu me kazane e Leskovikut, nga lindja me vilajetin e Manastirit. Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35. 000 banorë, prej te cileve gjysma janë myslimane shqiptare dhe te tjerët janë te krishtere shqiptare dhe vllehe.Toka është malore, më pak vende te përshtatshme për bujqesi. Kullota ka shumë, prandaj mbahen sasira te mëdha dhensh dhe bageti te tjera. Ne fushën e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shumë drure arre dhe nxirret një sasi mendafshi. Grate ne fshatra prodhojne corape, fanella, velenxe e te tjera sende prej leshi. Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marrë me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo. Ne këtë kaza ka një llixhe squfuri me nxehtesi te madhe, dobia e se cilës është provuar. Një herë ne vit organizohet një panair me emrin Pazaropolo, ku tregtohen shumë kafshe dhe prodhime leshi.

Margellic

Është një qyteze, qendër kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne një distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banorë, te gjithë janë myslimane shqiptare. Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banorë. E gjithë popullsia është shqiptare, pjesa me e madhe myslimane. Janë te njohur për guxim e trimëri. Toka e saj është pjellore, prodhohen drithera, oriz, ullinj e te tjera. Ne vendet afër bregut te detit klima është e bute gjatë dimrit, prandaj andej ka kullota te mira dimerore. Pervec Parges, ka edhe disa skela te vogla, ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.

Parge

Është një qyteze, qendër nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines, ne pjesen jugorete bregdetit shqiptar. Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.Ka 5000 banorë,një xhami, një keshtjelle te vjetër te ndertuar mbi një shkemb te futur ne det;përreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te bukura. Ka shumë nerenxa që janë tepër te kerkuara dhe që pelqehen nga çifutët. Nga ky prodhim, popullsia ka nxjerre shumë te ardhura. Eksportimet e tjera kryesore janë portokallet, limonat e vaji i ullirit; ne qyteze prodhohet një lloj sapuni ne ngjyrë geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mirë, që u sjell mjaft dobi atyre që vuajne nga semundje te mushkerive.

Ka edhe banja deti shumë te dobishme. Megjithëse anijet nuk ndalin aty, ajo është skele për krahinen e Camerise, pasi aty vijnë e shkojnë barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten. Kjo qyteze për shumë kohe ka qenë ne dorë te anglezeve, por Ali pashë Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur, dhe me këtë rast popullsia u shperngul dhe kaloi ne ishujt. Qyteza dhe toka e saj u be ciflig i Ali pashes dhe pas ekzekutimit te tij, i kaloi thesarit te shtetit. Ne atë kohe u ble prej Rifat pashes që ishte ministër i financave dhe sot gjendet ne dorë te trashegimtareve te tij.

Nga popullsia e saj, ata që janë myslimane dhe një pjesë e te krishtereve janë shqiptare, te tjerët janë greke. Nahija e Parges  varet nga kazaja e Margellicit, që formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise, se bashku me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash përreth. Me përpara se bashku me një numer fshatrash formonte një kaza me vete.

Preveze

Është një qyteze ne skajin jugor te Shqipërisë, në fund te një gadishulli që mbyll anën perendimore te gjiut te Artes, ne bregun verior te grykes që mban te njëjtin emër. Është qendra e sanxhakut me te njëjtin emër, te përfshirë ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise. Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines. Pozicioni i saj shumë i bukur te kujton atë te Stambollit.

Ka 8000 banorë dhe shumë kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte. Ne anën nga toka është e mbrojtur nga një kanal, nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala, te ndertuara prej Ali pashë Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami, njera e ndertuar prej Ali pashë Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos. Ka gjithashtu dy teqe, disa tyrbe, një shkolle plotore e disa shkolla fillore, dy shkolla fillore greke, një për vajza e një për djem, një mulli me avull, një punishte për regjjen e lekures, disa fabrika sapuni e vaji.

Prodhohet një lloj pelhure shumë e preferuar, pambuku e mendafshi e punuar shumë holle, corape e te tjera prodhime.

Ka një liman mjaft te frekuentuar, që bën shumë tregti me skelat e Triestes, Korfuzit, te Greqise dhe te Italise. Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe një liman me të madh te quajtur Vati ose me emrin Drin, i cili ka qenë liman i qytetit te lashtë te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashtë te ndertuar prej te famshmit Pirro, i cili ka marrë emrin e se vjehrres se tij,

Berenika, e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia. Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne atë te qytetit te Nikopolit. nikopoli, i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot një ore larg ne veri te Prevezes, u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve, kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi për shumë kohe ne dorë te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit. Ne vitin 1798, Ali pashë Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo bën pjesë ne territorin otoman. Preveza për rendesine ushtarake dhe tregtare i ka të gjitha mundësitë te perparoje. Sanxhaku i Prevezes. Është me i vogli nder katër sanxhaket që formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqipërisë dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise. Kufizohet nga veriu me sanxhakune Janines, nga lindja me kufrin grek, nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes, nga perëndimi dhe jugperendimi me detin Jon. Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta, me kullota te bukura, te veshura me portokalle e limona. Megjithëse tokën e ka shumë pjellore, për shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungesës se popullsise, tokat kanë mbetur djerr dhe përdoren vetëm si kullota dimerore.

Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine. Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjerë, njeri është Lorosi që mbledh ujerat që zbresin prej maleve te Olickes, te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe që derdhet ne gjirin e Nartes. Ky lume e kthen ne një kenete fushën që ndodhet midis Nartes dhe Prevezes. Tjetri është lumi Ferari që rrjedh nëpër kazane e Margellicit, buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marrë me vete lumin Vovo, derdhet ne detin Jon. ky është lumi Akeron që mitologjia greke e quante sketerre. Popullsia e tij arrin ne 55.000 banorë,shumica janë myslimane e te tjerët te krishtere e një numer i pakte cifutesh. E gjithë popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve janë shqiptare, përveç te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine, te cilët janë greke. Kazaja perfshin 179 fshatra, 48 xhami e mesxhide, dy medrese, 30 shkolla (fillore kuranike), 220 kisha e manastire,450 dyqane, 50 mullinj e te tjera. Prodhohen drithera të ndryshme dhe me shumicë ullinj, portokalle, limone, vaj ulliri e pemë te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet. Ka shumë bageti, dhente e shumta që kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes. Klima është e bute dhe e këndshme, rrale bie bore. Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshtë:

Kaza nahije fshatra

Preveze 38

Loros Xhemernik 68

Margellic Parge 73

Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit. Megjithëse kazaja ka toka te gjëra më pak banorë, ka vetëm 38 fshatra me një popullsi deri ne 13.000 banorë. Shumica e atyre që banoje ne fshatra janë shqiptare te krishtere. Në këtë kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.

Suli

Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri, 45 km ne jugperendim te Janines, ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre; banoret prej shqiptare te krishtere. Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve, duke marrë përsipër në rast lufte, detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane. Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale. Ali pashë Tepelena, me qëllim që te shperngulte suliotet nga vendi, dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje. Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht, por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t’u beje ballë dhe u shperngul ne Parge, e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise. Qe ne atë kohe Suli u shkretua. Edhe sot nuk ka tjetërveçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes, e cila është e shkaterruar.

Kur Ali pasha bleu Pargen, suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vonë u shperndane andej këtej. Ne revolucionin e fundit grek, kryetaret me trima janë suliotet. Njëherë kur Ali pasha rrethoi Sulin, ne te gjendeshin vetëm gratë, te cilat për një kohe bënin qendrese, por duke kuptuar se do të detyroheshin te dorezoheshin, te kercenuara nga Tepelenasi, me guxim të madh pranuan te veteflijoheshin. Duke vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një shkemb te lartë, te kapura dorë me dorë, u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.

Tags: Adjonati (Paramithi) JaninaAllakaÇamëriaEfinaEpiri i lashtëEpiruseruditi shqiptargeographygjeografiaHaradraHimrionhistoriahistoryKasupaKonicaMargelliciPandosjaPargaPrevezarilindasrilindja kombetareSami FrashëriSuliTesprotiathe rebirth national Albanian eruditethe RenaissanceVruka
Previous Post

Beteja mes dy oligarkëve rrezikon sistemin bankar (dhe lidhjet me Shqipërinë)

Next Post

Çamëria, DHIMBJE QË NUK IKËN

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Çamëria, DHIMBJE QË NUK IKËN

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.