Akademiku serb, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Shtetbërëse të Serbisë Slobodan Samarxhiç është shprehur se Serbia i ka bërë 99 hapa drejt njohjes së Kosovës, nën drejtimin e Brukselit dhe se do ta bëjë edhe hapin e fundit, atë të njëqindtin.
Sipas tij, ky obligim gjendet në pikën 12 të kornizës së bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, raporton Dnevnik, transmeton Telegrafi.
“Kur dikush si pushteti serb i bën 99 hapa në një drejtim, ta dini se ai do ta bëjë edhe atë të fundit, të njëqindtin, me të cilin do ta njoh Kosovën”, thotë Samarxhiç.
Samarxhiç thekson se marrëveshja përmbyllet me njohje reciproke.
















