Deputeti socialist Besnik Bare, deklaroi se opozita flet për punësimin në një kohë që e la Shqipërinë me 1 milionë të papunë mes të cilëve mijëra skllevër në të zezë. Ai tha se mazhoranca aktuale vetëm në një vit ka hapur më shumë se 81 mijë vende të reja pune dhe punonjës të rinj të regjistruar. “Flasin për energjinë kur e lanë sistemin energjitik në prag të kolapsit dhe kompaninë me 1.1 miliardë dollarë borxhe. Ndërkohë që vetëm në një vit është bërë për rimëkëmbjen e sistemit e të kompanisë çfarë s’është bërë në 20 vjet bashkë. Flasin për çdo gjë që rrënuan dhe madje krenohen duke treguar me gisht qeverinë sot për plagët që ata vetë ia hapën vendit. Madje s’u skuqet faqja të flasin edhe për arsimin që e zhytën në batakun më të thellë e më të errët të këtyre njëzet vjetëve. Si mund të gjejë moral e të flasë ish Ministri i Arsimit i qeverisë Berisha, që e ktheu sistemin arsimor në një treg shitblerje diplomash që fatmirësisht sot po kthehet në normalitet pas mbylljes së kioskave universitare që vidhnin paratë e shqiptarëve pa pasur as licencë e as pedagoge për të dhënë mësim”, u shpreh Bare. Ai tha se gropa që la pas qeveria e Partisë Demokratike gjatë tetë viteve të fundit është e madhe, edhe në arsim. Depouteti socialist deklaroi se ka ende shumë për të bërë, por të paktën ata që për tetë vjet e rrënuan arsimin e Shqipërinë, sot është më mirë të heshtin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















