Rajoni i Malishevës si duket do ta ketë vetëm një emër në listën e deputetëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burimet e lajmi.net thotë, se Sali Morina do të jetë emri i vetëm nga LDK për deputet.
Lajmi.net ka kontaktuar me Morinën për ta konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo as ai vetë nuk ishte i sigurt nëse do të jetë në listë.
“Asgjë ende nuk ka definitive, në mesnatë gjithçka bëhet publike dhe kuptohet kush do të jetë në listë”, ka thënë Morina.























