Memorandum tjetër, po për këtë qëllim, është nënshkruar edhe në mes të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe emisares së BE-së, Apostolova.
Valdete Daka tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është një ditë e veçantë për zgjedhjet në Kosovë.
KQZ, siç tha Daka, vlerëson lartë interesimin e Bashkimit Europian për këto zgjedhje.
“Edhe në të kaluarën”, pohoi ajo, “kemi pasur memorandume dhe raportet që kanë dal kanë qenë të mirëseardhura”.
Daka ka falënderuar BE-në për bashkëpunim dhe angazhimin e tyre përkundër afatit të shkurtër.
Ndërsa ministri Hoxhaj shtoi se Qeveria e Kosovës do të marrë të gjitha masat që vëzhguesit e BE-së do të kenë mbështetje nga të gjitha institucionet e Kosovës.























