• Latest
  • Trending
  • All

Sadik Gecaj: “Nëse jeni të vendosur nuk mund të dështoni”

13/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Sadik Gecaj: “Nëse jeni të vendosur nuk mund të dështoni”

13/09/2016
in Udhetimi im

U nis. Tek ai ishin ngjizur disa këshilla-porosi nga i ati, që i mbante si pasurinë më të madhe. Tek 17 vjeçari drenicak, u rishfaq ajo histori e trashëgimisë së brezave të fisit të Bajraktarëve; të rënë në mbrojtje të trojeve stërgjyshore.
Gjermania do të ishte një stacion i përkohshëm i udhëtimit të tij, që do të kishte Londrën si destinacion final. Sadik Gecaj dukej më shumë se i motivuar për të marrë atë udhën e madhe të realizimit vetvetësor, atë udhën që të çon kah dëshira jo vetëm për të qenë i lirë.
Sfida nga më të pabesueshmet do të përballonte në këtë udhëtim, derisa të vinte ngadhënjimi mbi gjithçka për të përqafuar atë që quhet sukses. Shquhet një përhumbje e natyrshme teksa tregon për ardhjen e tij në Britaninë e Madhe, kur lekët e xhepit mbarojnë shpejt, e duket që hapësirat me mundësitë janë të mëdha, por ndodh që nuk gjendesh në kohën dhe vendin e duhur.
Tepër modest ai tregon që janë dashur përpjekje titanike për të ardhur në këtë fazë, kur kompania e tij renditet ndër më prestigjozet. Është një hapësirë kohore që bën të harrohet gjithçka dhe të përkushtohet në udhën e suksesit. Si një kujtim i largët vijnë ato ditët e para në Londër, ku nuk njihte askënd, ku numri i shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i vogël dhe Londra ishte tepër e madhe për një adoleshent që i bindej egos së tij se do t’ia dalë.

Sadiku i përket grupit të atyre mërgimtarëve që kaluan netët në parqet e Londrës, ku gjithçkaja ishte thjesht asgjë, ku e panjohura mbizotëron në çdo hap, kur patjetër duhej gjendur filli, për rrugën drejt suksesit.
Ishte ndihma e një bashkatdhetari që bëri që ai të vazhdonte procedurat për azil, ndonëse bileta kthyese ishte e gatshme dhe aty do të niste “një jetë e re”, ku patjetër nuk harrohej ndihma që i duhej dhënë familjes në kohërat më të vështira, por kurrsesi nuk mund të harrohej shkollimi.
Ishin këto rrugët paralele që do t’i ndiqte për tre vite. Pasi mbaroi interior-design ne Middlesex University, u ndie i kompletuar dhe kishte edhe pak eksperiencë të fituar në pak kohë të qëndrimit në Gjermani.
E mbase fati ishte në krah të tij, por përkushtimi i jashtëzakonshëm ishte qershia mbi tortë në rrugën e tij drejt suksesit. Kaloi të gjitha fazat e menaxhimit në një kompani me shumë punëtorë që në fillim nuk kishte asnjë shqiptar, por nën drejtimin e tij do të kishte shumicën shqiptarë.
sJanë ato momentet deçizive, kur Sadiku i kishte thënë vetes që ishte i gatshëm për hapin tjetër, të kishte kompaninë e tij. Patjetër që do të kishte diçka shqip qysh në emërtimin e kompanisë së drenicakut; Albastone Projects.
E gjithë eksperienca e tij tashmë do të vihej në funksion të kompanisë së tij, duke mos munguar në asnjë moment dedikimi maksimal.
Kompania e tij ka rreth 10 vite që është themeluar dhe renditet një ndër kompanitë më prestigjoze në tregun britanik. Bashkëpunimet e mëdha me projekte gjigande të kompanive Regal Homes apo GDL dëshmojnë për suksesin e kësaj kompanie, që sipas Sadikut ka projekte të fituara për tre vitet e ardhshme. Konkurenca me të paktën 330 kompani simotra londineze, kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm.
Është një histori e thjeshtë, kur një klient pëlqen punën e bërë e madje është i gëzuar, por drejtuesi i kompanisë vendos që puna të ribëhet pasi nuk ishte në paramentrat më të lartë, gjë që çuditi punëtorët dhe klientin, por është thjesht një shembull që tregon shumë.
E mbase duket pyetje e pavend çështja e atdheut për të. Trashëgimia e vlerave më të mira shqiptare, ishte e vetmja pasuri që kishte kur mori udhën e kurbetit, 17 vjeçari Sadik Gecaj, që kujton në çdo moment ato fjalët e urta të të atit, atë historinë e lavdishme të fisit Bajraktari.
Ai është tepër modest, por ka ndihmuar shumë familje në nevojë në Kosovë, e madje e kemi parë shpesh edhe në studiot televizive duke shfaqur karakterin e tij human.
Çdo hap e ka hedhur me vendosmëri absolute, i bindur në atë që bën, i vendosur për të ndjekur rrugën e tij që të çon drejt suksesit. Natyrshëm si çdo biznes kërkon zgjerimin dhe duket se Gjermania është një prej mundësive.
Është më shumë se e gëzueshme kur sheh shqiptarin e suksesshëm, tek kthehet që të bisedojë me kompani prestigjoze, në ato vende kur dikur ishte vetëm 17 vjeç, kur mbi nuk kishte asgjë përveç ëndrrës, e tani pas disa vitesh kthehet nga Londra si përfaqësues i një kompanie prestigjoze.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Në planet e tij për të ardhmen kurrsesi nuk mund të mungojë Kosova, investimi atje së paku punësimi i disa dhjetëra shqiptarëve atje si fillim, me dëshirë për përhapjen në shumë qytete të Kosovës dhe më gjerë.
Shpreson se do të mund të investojë në Kosovë, por shprehet shumë i zhgënjyer me hapësirat që ofrohen në Shqipëri apo Kosovë, në krahasim me ato të Maqedonisë. Kushtet për investim që ja ka ofruar Maqedonia nuk ka mundur t’i gjejë në shtetet shqiptare.
Së fundi i është ofruar një mundësi investimi në Suedi, që po e shikon me prioritet. Pasi ka “pushtuar” Londrën dhe më gjerë planet e tij shkojnë më larg. Alba Stone Projects duhet të jetë kompani ndërkombëtare dhe përgjegjësia dhe përkushtimi shtohen. Z.Gecaj duket shumë optimist dhe beson se asgjë nuk është e pamundur.
Ruajtja e vlerave më të mira shqiptare, mbetet një prioritet për Sadikun që nuk ka nguruar asnjëherë të japë kontributin e tij duke u përfshirë drejtpërdrejt në angazhimet komunitare, me sponsorizimet e herëpashershme për shkollat shqipe në Londër.
Ai e quan këtë thjesht një obligim që duhet ta ketë çdo mërgimtar, që gjuha shqipe të mos harrohet por të tejçohet brez pas brezi së bashku me vlerat e tjera që na karakterizojnë si komb.
Padyshim që ai është modeli i një shqiptari të suksesshëm, inspirues sidomos për brezin e ri, ku puna dhe përkushtimi janë faktorët që të çojnë drejt suksesit. Ai beson se kurrë nuk dështon nëse rrëzohesh, pra ngec, por kur refuzon të ri-ngrihesh. Gjithçka është e mundur.
Suksesi është i garantuar kur je i përcaktuar në atë që do të realizosh, nëse i përkushtohesh asaj që do. Në mesazhin për shqiptarët e Britanisë dhe mërgimtarët në përgjithësi, Saik Gecaj vë theksin së pari në ruajtjen e gjuhës dhe vlerave shqiptare.
Ato janë padyshim më të rëndësishmet për një bashkësi.
Së dyti ai tepër i brengosur flet për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve, e kryesisht kompanive shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Tepër i shqetësuar ai tregon raste kur ai mund të ofronte me dhjetëra mundësi kompanive shqiptare, por shpreson se në ta ardhmen një gjë e tillë do të bëhet e mundur.
Mungesa e një forumi biznesi, apo një organizmi të ngjashëm pamundëson realizimin e shumë ideve dhe projekteve, që mund të ndihmojnë jo thjesht bizneset e reja të bashkatdhetarëve të këtushëm, por mund të mundësojnë investime të mëdha në mëmëdhe.
Ai shpreh bindjen se nëse do të mund të gjenden rrugët e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm do të kemi një lobim shumë të fuqishëm këtu që mund të ketë një ndikim të madh në të gjitha fushat e jetës.

Tags: edi rama
Previous Post

6.4 milionë dollarë abuzime, KLSH kallëzon drejtorin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan

Next Post

Arben Asllani: Kur eksperienca futbollistike e Londrës zbatohet në Atdhe

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Arben Asllani: Kur eksperienca futbollistike e Londrës zbatohet në Atdhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.