• Latest
  • Trending
  • All

Sa djeni kishte Thaçi për krimet?

14/04/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sa djeni kishte Thaçi për krimet?

14/04/2023
in Aktualitet

PETER BEAUMONT*

Një çerek shekulli më parë, në mes të luftës në Kosovë dhe pas saj, figura të larta ndërkombëtare goditën drejt derës së Hashim Thaçit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili më vonë do të bëhej politikani më i shquar i vendit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Thaçi priti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, një nga mbështetësit më të shquar ndërkombëtarë të UÇK-së. Ai takoi liderin e ndjerë të Liberal Demokratëve Sir Paddy Ashdown për një birrë. Madeleine Albright, asokohe sekretare e shtetit të SHBA-së, ishte një admiruese e zëshme dhe Hillary Clinton u takua me Thaçin më vonë kur ajo zuri të njëjtin pozicion.

Megjithatë, javën e kaluar, Thaçi – i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës – u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave.

Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999 – ata e cilësuan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturave dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarëve të pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat.

Pretendohet se viktimat përfshinin përkrahës shqiptarë etnikë të partisë politike rivale LDK, civilë serbë dhe romë, të cilët u mbajtën pa proces të rregullt në kushte çnjerëzore në selitë e UÇK-së, iu nënshtruan torturës dhe, në disa raste, u ekzekutuan.

Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi katër burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit.

Procedurat, thellësisht të papëlqyeshme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, kujtojnë periudhën e konfliktit brutal midis viteve 1998 dhe 1999, ku organizatat e armatosura serbe dhe kosovare kryen krime lufte në kontekstin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së dhe reagimit ushtarak të Beogradit.

Në një luftë të zhvilluar fillimisht brenda dhe rreth fshatrave apo qyteteve të vogla në bastionin malor të Drenicës, Thaçi, i njohur me nofkën “Gjarpri”, ishte përfaqësues politik në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Më pas, në fund të viteve 2000, ai u dallua mes kolegëve të tij komandantë për inteligjencën dhe besimin e tij, duke përfaqësuar më vonë UÇK-në në negociatat e dështuara të paqes në Rambuje, Francë, në fillim të vitit 1999, që i paraprinë ndërhyrjes së NATO-s në konflikt.

Megjithatë, në të njëjtat fshatra, me shtëpitë dhe fermat e tyre të vogla të shpërndara nëpër kullota malore, aktakuza pretendon se UÇK-ja dhe komandantët e saj i mbanin të burgosurit në kushte shpesh të vështira, duke i nënshtruar ata ndaj rrahjeve dhe poshtërimeve të tjera, dhe ndonjëherë duke i vrarë ata.

Ndër krimet e supozuara që u zbuluan në javën e kaluar, veçohet një: ngjarjet që ndodhën rreth 26 korrikut 1998 në mes të një ofensive serbe.

Më pas, thuhet në dokumentin e akuzës, anëtarët e UÇK-së “morën rreth 30 të burgosur nga Llapushniku në malet e afërta të Berishës dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u zgjidh dhe u lirua; të arrestuarit e grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë”.

Nëse gjyqi në Hagë është duke tronditur, kjo ndodh për shkak se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u përkufizua si një përgjigje ndaj krimeve të egra të luftës, si masakra e Raçakut kryer nga forcat serbe në janar 1999, e cila ripërcaktoi vendimin për ndërhyrje ushtarake mbi baza humanitare.

Megjithatë, edhe atëherë, ishte e qartë se të dyja palët kishin në shënjestër civilët. Nëse kishte një ndryshim në përmasat e dkmeve, kjo vinte si pasojë e aksionit ushtarak në shkallë të gjerë që nisi Beogradi pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, duke bërë që qindra mijëra civilë të largoheshin nga Kosova në vendet fqinje.

Për disa, duke përfshirë diplomatët perëndimorë, të cilët punuan me Thaçin dhe komandantët e tjerë të UÇK-së gjatë konfliktit, mbështetja perëndimore ishte një zgjedhje kundër Sllobodan Millosheviqit në Beograd, i cili më parë e kishte zhytur Bosnjën në tmerr.

“E gjitha kishte të bënte me heqjen qafe të Millosheviçit dhe një riorganizim pas dështimit për mbështetjen ndaj Bosnjës,” kujton një zyrtar që u takua me Thaçin gjatë konfliktit.

Thaçi, kujton ish-zyrtari, kishte “një atmosferë autoriteti”, por nuk arriti ta rikrijonte plotësisht veten si një politikan i pavarur, siç i kërkohej nga disa prej admiruesve të tij politikë perëndimorë. Në vend të kësaj, ai mbeti i lidhur me kolegët e tij të vjetër në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, zgjedhje që përfundimisht do ta linte atë të pambrojtur ndaj ndjekjes penale.

Në vitin 2010, u publikua një raport nga Dick Marty, për Këshillin e Evropës, ku u detajuan pretendimet për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja – pretendime që do të çonin, pesë vjet më vonë, në krijimin e një Gjykate Speciale.

Por ndërsa çështja ka vazhduar në gjyq me një ritëm thuajse të akullt, me Kosovën nën presion nga ish-mbështetësit e saj perëndimorë për të dorëzuar Thaçin dhe kolegët e tij të pandehur, pretendimet më të habitshme nga raporti i Martyt – se viktimat u vranë dhe ua morën organet – janë zhdukur nga procedurat.

Në vend të kësaj, fokusi i rastit kundër Thaçit dhe tre kolegëve të tij është tani që, përmes “përgjegjësisë superiore” në zinxhirin komandues të UÇK-së, ata ranë dakord për “plane dhe politika” që çuan drejtpërdrejt në krime, “duke marrë pjesë, lehtësuar, falur [dhe] inkurajuar ato, apo duke dështuar për të parandaluar krimet që të ndodhin”.

Nëse versioni i prokurorisë tani është e qartë, po ashtu është edhe mbrojtja e paraqitur nga avokati i Thaçit, Gregory Kehoe.  Ai tha se ndërsa Thaçi “nuk mohon se disa krime janë kryer nga shqiptarët etnikë [për hakmarrje]… ai refuzon se ato janë kryer si pasojë e politikës së [UÇK-së] … ose se ato ishin të përhapura”.

Kehoe nënvizoi gjithashtu atë që ka të ngjarë të jetë një çështje kryesore e kontestuar midis prokurorisë dhe mbrojtjes: sa e centralizuar dhe hierarkike ishte struktura komanduese e UÇK-së.

Përderisa prokuroria këmbëngul se dokumentet dhe deklaratat e asaj kohe tregonin një përqendrim të lartë të pushtetit dhe drejtimit nga shtabi i përgjithshëm, avokati i Thaçit argumenton se UÇK-ja ishte më e mjegullt, se Thaçi gëzonte më pak ndikim sesa pretendohet në aktakuzë, se besnikëria e grupeve në bazë, tha ai, ishte ndaj komandantëve lokalë.

Nëse, sipas gjasave, kjo çështje do jetë e vështirë për t’u zgjidhur përgjatë gjyqit, vështirësia e saj buron nga fakti se edhe ata që patën mundësinë të vëzhgojnë Thaçin dhe UÇK-në nga afër, mbeten, 25 vjet më vonë, të pasigurt se sa autoritet kishte ai në periudha të ndryshme gjatë konfliktit dhe se sa ishte eorganizuar UÇK-ja nga lart poshtë.

“Ai ishte një oportunist,” kujton njëri. “Ai ishte pjesë e strukturës komanduese, por kishte shumë rivalitete në nivel lokal. Pyetja është, çfarë kontrolli kishte dhe në çfarë mase e përdorte atë?”.

*Autori i shkrimit, Peter Beaumont është reporter në “The Guardian”.

(Publikuar në The Guardian, përkthyer nga Klankosova.tv

Post Views: 61
Previous Post

Edward Joseph: Marrëveshja e Ohrit ka paqartësi dhe boshllëqe

Next Post

Vuçiqi e mbron kapon e bandave të krimit në pjesën veriore të Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vuçiqi e mbron kapon e bandave të krimit në pjesën veriore të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.