Alexandër Rybak, norvegjezi fitues i Festivalit Europian në 2009-ën, do të jetë i ftuari i nderit në Festivalin e 53-të të këngës në RTSH.
Lajmi është bërë i ditur nga producenti i festivalit Martin Leka, aktualisht drejtues i RTSH. Ndonëse i i ri, vetëm 28 vjeç, Rybak është një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë.
Ai është violinist, kengtar, kompozitor, aktor dhe ushtron këngën popullore dhe muzikën pop. Karrierën e tij e ka nisur që në moshën 5 vjeçare si pianist e më pas si violinist. Kjo është hera e parë që Rybak viziton Shqipërinë. 23/12/2014

















