• Latest
  • Trending
  • All

Ardian Isufi: Arti pamor pa vizion, mbyllja e Onufrit ishte katastrofë

25/12/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 17 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Ardian Isufi: Arti pamor pa vizion, mbyllja e Onufrit ishte katastrofë

25/12/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Jeta artistike dhe kulturore nuk ka pasur këtë vit zhvillimet që prisnin artistët. Nuk kanë qenë pakta problemet me institucionet e kulturës kur flitet për buxhete, por dhe vetë aktivitetet që Ministria e Kulturës duhet ti kishte në vëmendje, nuk janë parë si prioritet. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga mbarimi i vitit, artistë të ndryshëm shprehin shqetësimet e tyre mbi ndikimin e politikave të ministrisë në art dhe kulturë, dhe kur flitet mbi artin pamor problemet janë të shumta.   Artisti i njohur, prof. asc. Ardian Isufi, pohon se 2014 kas qenë i vakët në aspektin e kulturës, dhe Ministria e Kulturës nuk ka pasur strategji të qartë mbi jetën artistike. Në intervistën dhënë për gazetën, artisti Ardian Isufi flet dhe për mungesën e urave të bashkëpunimit në art, që sipas tij janë të rëndësishme në jetën artistike. Jo vetëm buxhetet e pakta, por dhe reduktimi i aktiviteteve të kulturës, është shqetësues për artistin Ardian Isufi, i cili thekson se duhej bërë më shumë edhe për promovimin e artit shqiptar në botë.   Jemi në ditët e fundit të vitit, si artist si ka qenë për ju ky vit në zhvillimet artistike, si kanë ndikuar politikat e Ministrisë së Kulturës gjatë këtij viti?   Mendoj që 2014 ka qenë një vit i vakët sa i takon aspektit të kulturës. Shpresoja që të kishte më shumë një vizion të qartë afatgjatë për çështjet e kulturës. Për projektet të kishte një bashkëpunim më profesional, sa i takon qëndrimit artistik me programet e KE, me programe të cilat lidhen me kulturën në tërësi, ku fatkeqësisht ne vazhdojmë të jemi jashtë sistemit të artit. Jemi jashtë një partnershipi real me institucione, ku arti dhe identiteti i artit shqiptar të ndjejnë fort. Unë mendoj se jemi akoma larg krijimit të urave reale të bashkëpunimit për të përfaqësuar më së miri kulturën dhe artin shqiptar në botë.   Shikoj që buxhetet e artit, ose kanë mbetur ato që kanë qenë, ose janë reduktuar. Kjo më bën shumë pesimist, sepse nuk kemi zhvillime jo vetëm reformuese, por dhe zhvillime ku shteti dhe qeveria, politikat që ndjek Ministria e Kulturës të ndihmonin më shumë artin dhe kulturën në Shqipëri. Shikoj një ankth institucional, i cili reflektohet edhe në aspektet e politikave kulturore. Po marr një shembull, konkursi “Onufri”. E kam thënë që është e pafalshme nga MK, që konkursi të mos realizohet, pavarësisht arsyeve që ata nxjerrin. Por në vend që të shtoheshin aktivitetet kombëtare ose ndërkombëtare, ne po shkojmë në një reduktim maksimal.   Nuk kemi më asnjë aktivitet ndërkombëtar nga shteti shqiptar në artin pamor. Kjo është katastrofë për mua, sepse ne, në vend që të krijojmë ura bashkëpunimi, me këtë formë nuk kemi më një urë bashkëpunimi. Pavarësisht se vit pas viti ka pasur keqkuptime, mënyra individuale të organizmit të “Onufrit” nga drejtues që deri dje kanë qenë në GKA, duhej menduar një moment i ri ku Ministria e Kulturës përmes GKA ti jepte një pikëpamje të re “Onufrit”, por edhe disa aktiveve të tjera që janë mbyllur në kohë si “Marubi”, që ishte konkurs ndërkombëtar i fotografisë, dhe ishte fatkeqësi që u mbyll. Ne duhet ta vazhdonim me një aspekt shumë më të mirë profesional dhe kulturor “Onufrin”, por dhe duhet të kishim hapur aktivitete të tjera që lidhen me mediumet dhe qëndrimet artistike në Shqipëri dhe përtej saj.   Mos kishim vetëm një “Onufër” dhe “Marub”, por dhe një konkurs ndërkombëtar për skulpturën, ku mund të ishte integruar instilacioni, vepra e karakterit urban, etj. Më vjen keq që nuk kemi fokus mbi ngjarje të rëndësishme të artit bashkëkohor, por kemi disa ngjarje tek-tuk që kanë një hije të madhe dyshimi, siç është konkurs i Bienales së Venecias. Erdhëm në fund të vitit, por MK duhet të kishte një strategji të qartë, jo thjesht me daljet në foltore që kemi një strategji. Duhej një strategji e qartë nga Ministria e Kulturës, që ka të bëjë edhe me buxhetet. Ne e dimë që sot ka buxhete minimale për institucionet e kulturës.   Pjesëmarrja në Bienalen e Venecias është pohuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit, por ku shkojnë dyshimet tuaja?   Hije dyshimi për këtë aktivitet për mua qëndron në faktin se nuk është konsultuar me të gjitha palët e interesit. Kam parë që edhe Galeria Kombëtare e Arteve ka qenë jashtë loje. Nëse më parë në aktivitetet e tjera GKA ka qenë ekspertiza kryesore për sa i përket mbarëvajtjes, konkurrimit dhe vendosjes së artistëve ose të kuratorëve, në këtë rast shikoj që ka një shmangie me qëllim të GKA, kjo është dhe hija e parë e dyshimit për mua.   E dyta, në aspektin e konkurrimit pavarësisht që kemi të bëjmë me një komision, që ndërkombëtarisht ka dhe emra të njohur, mendoj se dhe nga ekspertiza që është bërë brenda Ministrisë së Kulturës është ndjekur një rrugë e gabuar, dhe kjo varet nga mënyra se si ekspertët brenda MK i kanë pozuar projektet e kuratorëve dhe të artistëve. Nuk është e thënë që vetëm thjesht të dihet se kanë aplikuar kaq projekte, artistë dhe kuratorë, por duhet kuptuar edhe format e interpretimit që janë bërë për ata tek komisioni, i cili ka marrë vendimmarrje. Por një çështje tjetër e rëndësishme është, a ka marrë ky komision një vendimmarrje, në kuptimin e pavarur të fjalës. Edhe ky është një moment, që ministria nuk e ka diskutuar ndonjëherë, por siç u shpreha në fillim shumë për të diskutuar është dhe fakti, që në nivel ekspertize, shmangia e GKA flet shumë.   Ju përmendët disa probleme që shikoni sot në jetën artistike dhe kulturore, ndërkohë që Ministria e Kulturës ka njoftuar thirrjen projektet artistike, ku ato që marrin financim duhet të zhvillohen vitin që vjen. Është hera e tretë që ky dikaster shpall thirrjen për projektet, çfarë mund të na thoni për këtë?   Edhe këtë vit po luajmë me pjesën skenografike për projektet. Kemi një skenografi, që në pamje të parë duket vezulluese, por në thelb nuk ka zgjidhur asgjë. Thirrja e projekteve nga Ministria e Kulturës është pak populiste, e paqartë në çfarë fokusi. Arti bashkëkohor sot i ka shumë të qarta prioritetet, dhe nuk shikoj nga ministria të ketë prioritete, thjesht MK bën një thirrje projektesh të njerëzve që merren me art, por e rëndësishme është çfarë karakteri projektesh kërkon ministria.   Nëse sot shikojmë projektet në botë, janë të qarta dhe nënvizojnë shumë disa trende të reja. Për mua MK duhet të financojë projekte të veçanta, që krijojnë atë që ju thashë më parë, urën e bashkëpunimit. Por e ritheksoj, edhe në këtë rast, financimet që jep MK janë qesharake për projektet. Në radhë të parë ne duhet të kemi sa më shumë projekte ndërkombëtare, dhe duke pasur buxhete të vogla nuk ke mundësi të ftosh artistë të huaj, ekspertë të huaj, kuratorë të huaj, që të krijojnë shkëmbimin e eksperiencave edhe identiteteve, që është pika kyçe sot në programet evropiane dhe botërore. Përveç kësaj, edhe në ato projekte që ka financuar, mund të kemi dhe preferenca të caktuara, për grupime që në një farë mënyre mund të jenë më afër politikbërjes së vetë ministrisë.   Një nga problemet që ju përmendët ishte dhe fakti që duhet bërë më shumë për promovimin e artit shqiptar në botë. Çfarë prisni të ndryshojë?   Ministria e Kulturës duhet të shtojë prezantimin e Shqipërisë në bienalet e rëndësishme botërore, nuk duhet të ishte vetëm Venecia, por mund të ishte dhe Freeze në Nju Jork, etj. Janë bienale dhe panaire të rëndësishme, që Shqipëria duhet të ishte prezente me anekse të saj, ekspozita ku të ndihej fryma e artit bashkëkohor shqiptar. E rëndësishme është dhe koncepti i trajnimit, pasi ne nuk kemi një program të caktuar mbi trajnimin që duhet të bëhet me ekspertë të ndryshëm, trajnim që lidhet me marketingun, me projektet. Pra duhet të ketë koordinim dhe bashkëpunim më të fortë në këtë pjesë nga Ministria e Kulturës. Aktivitetet që ndodhin, nga ministria promovohen dhe vdesin nga uebsajtin e saj, por duhet të promovoheshin dhe në mediat ndërkombëtare.    Për ju si artist, si ka qenë ky vit nëse flasim për angazhimet tuaja artistike?   Për mua si artist ka qenë një vit i mbarë, sepse kam realizuar disa projekte që kanë qenë dhe publik, sepse me artin tim unë mendoj të përfshij dhe publikun. Vepra ime ka qenë më afër publikut, nëpërmjet akteve të drejtpërdrejta, nëpërmjet mënyrës që unë e shfaq, si përshembull në fasadat e qytetit, etj. Shikoj që pavarësisht problemeve që ne kemi për çështjet e kulturës, publiku është i interesuar që të ketë motivimin dhe dialogimin me veprën e artit, dhe unë jam përpjekur të jem më afër tij.   E dyta, unë kam definuar qartazi marrëdhëniet ndërmjet artit, politikës, jetës sociale dhe historisë, jo vetëm tonën por dhe të mënyrës që ne duhet të përshfaqim këtë histori në kontekstin botëror. Vazhdoj të merrem me një cikël, që është pak i gjatë me objektet tranzitore tonat, që është shumë i rëndësishëm. Kemi shumë artefakte, që arti mund ti analizojë si çështje që vijnë si një lloj pengu ndaj politikës, si një lloj pengu ndaj kaosit social që ne na shoqëron. Një projekt që po vazhdoj, është ai me bunkerin në fshatin Lin, që sot është kthyer në kishë, dhe unë po analizoj këtë tjetërsim të tij.

Post Views: 59
Previous Post

Papa për Krishtlindje: Zoti është më i fortë se errësira

Next Post

Rybak i ftuari i nderit në Festivalin e 53-të të këngës në RTSH

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Rybak i ftuari i nderit në Festivalin e 53-të të këngës në RTSH

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.