Kryelajmi i mediave ndërkombëtare këto orët e fundit lidhet me një stërvitje ushtarake të Rusisë.
Stërvitja e përbashkët mes Rusisë dhe Bjellorusisë zhvillohet në kufinjtë e NATO-s.
Minsku dhe Moska thonë se stërvitja ka karakter defensiv.
Por Polonia dhe vendet e Baltikut janë të shqetësuara.
Tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë gjithmonë e në rritje.
Ndërkohë SHBA ka vendosur të ndërhyjë fuqishëm në këtë drejtim.
Gazeta serbe “Veçernje Novosti” shkruan se SHBA ka akorduar një fond prej 250 milionë dollarë.
Fondi për Luftimin e Ndikimit Rus do jepet me qëllim nisjen e një fushate në rajon për të mos lejuar përhapjen e ndikimit të Rusisë.
Një qendër mediatike rajonale do ngrihet për këtë qëllim.
Rrjeti për Sigurinë e Ballkanit do kujdeset edhe për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
Vendet e përfshira në fond janë Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj.






















