Kremlini ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Biden, i cili tha këtë të enjte se ka ndjesinë që sulmi rus në Ukrainë do të ndodhë brenda pak ditëve.
Në një reagim të shpejtë, Rusia ka thënë se këto deklarata nga Amerika shërbejnë vetëm për të rritur më tej tensionet me palëve.
Kremlini ka kritikuar akuzat e presidentit amerikan Joe Biden për planet ruse për të pushtuar Ukrainën duke përdorur një “operacion me flamur të rremë” si një hap tjetër përshkallëzues që nuk ndihmon në zbutjen e tensioneve.
“Për fat të keq, tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen nga deklarata të tilla”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke komentuar fjalët e Biden.



















