Kryeministri Edi Rama u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Arteve të Bukureshtit. Këtë vlerësim kreu i qeverisë e cilësoi si një ngjarje të veçantë për domethënien që ka. “Kuptimplotë, është të flasësh për këtë gjë në një vend pjesë e BE dhe që ka kaluar me sukses shumë aspekte, të cilat në Shqipëri, qeveria është e angazhuar t’i përmbushë. Por euroskepticizmi në rritje, përbën një sfidë reale për Europën e Bashkuar. Si Kryeministër udhëtoj shumë. Kam vizituar shumë vende europiane. Dhe ndonjëherë është e çuditshme të vizitosh fuqitë e mëdha europiane, p.sh. Francën dhe Anglinë dhe të dëgjosh kaq shumë ankesa për Europën, deri aty sa njerëzit duan ta braktisin Bashkimin Europian. Ndonjëherë më kujtojnë se është më e lehtë të shohësh se çfarë ndodh brenda një vendi, nëse rri mbrapa dhe mundohesh të shikosh nga jashtë. Kur vizitoj këto dhe vende të tjera ku po rritet euroskepticizmi si pasojë e emigracionit, e shqetësimit për standardet e jetesës, ose për shkak të një ndjesie të të qenit i pafuqishëm përballë presionit të globalizimit, unë them ndaloni dhe shikoni jo vetëm atë që duket, por shikoni se nga vini. Dhe shikoni sesa larg keni mbërritur. Është një shprehje që thotë se nëse do të shohësh sa i mirë është një vend, shiko sesa njerëz do të ketë brenda vetes.
Në këtë masë, Europa duhet të kuptojë sesa e suksesshme është”, u shpreh Rama. Për Kryeministrin, sfidat e sotme janë globale dhe si të tilla nuk mund të përballohen vetëm nga një vend, pasi ato prekin të gjithë dhe kërkojnë që secili të luajë rolin e tij. Kryeministri deklaroi se BE është qëllimi dhe destinacioni i Shqipërisë, jo vetëm për të ardhmen e vendit, por edhe si bashkim forcash për të mirën e përbashkët në hapësirën evropiane, ku askush nuk humbet identitetin e tij. “Për Shqipërinë dhe rajonin, unë e shikoj Bashkim Europian të domosdoshëm për të përballuar këto sfida. Edhe se nuk jemi akoma pjesë e tij, ne kemi mundur të bëjmë progres dhe të sjellim ndryshime të nevojshme për të mbërritur aty. Dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Mendoni për forcat që kanë frikësuar Europën, nacionalizmi, terrorizmi, racismi, ksenofobia. Sëb ashku ne mund t’i luftojmë ata, së bashku mund të krijojmë hapësirën për një shumëllojshmëri kulturash, besimesh dhe identitetesh që jetojnë krah për krah. Identiteti nuk është aq i thjeshte siç ishte dikur. Unë do jem gjithnjë një shqiptar krenar, por do jem edhe më shumë krenar si shiptar nëse një ditë vendi im do të shihet i përshtatshëm për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane dhe të punojmë me anëtarët e saj për të përballuar këto sfida të medha globale. Kjo është një ditë e mirë për mua për të reflektuar mbi këtë shkallë të vizionit. Kur isha i vogel, por edhe kur u rrita, kjo ishte e paimagjinueshme. Por ndryshimi mund të ndodhë. Ndryshimi ndodh dhe ndryshimi ndodhi”, tha në mbyllje të fjalës së tij kreu i qeverisë.
















