• Latest
  • Trending
  • All

Rrugëtim me orë për dijen – mësuesja e pazakontë

04/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrugëtim me orë për dijen – mësuesja e pazakontë

04/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Ajo ka një zë të butë dhe pamjen e kujdesur të një mësueseje, megjithatë nuk është një mësuese e zakontë, së cilës i mbaron mësimi me rënien e ziles. Liliana Luani, mësuese e shkollës fillore në shkollën “Pashko Vasa”, Shkodër shkon tre herë në javë pas mësimit në fshatrat përreth Shkodrës për t’u dhënë mësim fëmijëve që jetojnë të izoluar për shkak të gjakmarrjes në familje. Kësaj i shtohet në fundjavë një udhëtim një orë më makinë, 45 minuta me varkë dhe gjysmë orë në këmbë për të mbërritur në fshatin Mazrek të Dukagjinit e fshatrat përreth tek “fëmijët e saj”, siç i quan mësuesja 56 vjeçare këta fëmijë. 30 fëmijëve të tillë ajo u jep mësim në bazë të një plani javor të zhvilluar vetë, me libra shkollorë të ardhura nga donacione të ndryshme. Liliana Lani nuk harron t’u japë detyra shtëpie fëmijëve, që i kontrollon në orën e ardhshme mësimore.

Gjakmarrja – plaga që gjithmonë rrjedh

“Aq sa edhe më lodh kjo gjë, po aq më jep edhe kënaqësi, kur shkoj tek këta fëmijë. Veç t’i shikoni sytë e tyre si shkëlqejnë, kur më shohin. Ata më rrëfejnë sekrete, më flasin për ëndrrat që kanë në jetë.” Ka dhjetë vjet që Liliana Luani mëson fëmijët e izoluar, fillimisht nisi si një detyrim moral për t’i dhënë diçka vendlindjes së saj, rrëfen ajo. E vetme e pa ndihmë nga fshati në fshat, ndërkohë zëri i saj dëgjohet, sepse institucionet shqiptare e kanë nisur të vlerësojnë punën e mësueses së palodhur. Me sa duket kur nuk arrijnë të shuajnë gjakmarrjen, të paktën të ndikojnë që këta fëmijë të izoluar të marrin mësim në shtëpi. Normalisht ata duhet të shkojnë në shkollë, si të gjithë fëmijët shqiptarë, por për ta nuk mund të flitet për një fëmijëri normale. Gjakmarrja, kjo plagë e vjetër ende e pashëruar e shoqërisë shqiptare, u bllokon këtyre fëmijëve të ardhmen. Shumë prej tyre nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, vuajnë traumën e izolimit, dhe përpiqen gjithnjë të dalin jashtë mureve, megjithëse është e rrezikshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në raportin e fundit të Avokatit të Popullit, Igli Totozani mbi gjakmarrjen kritikohet mungesa e interesit të shtetit për shuarjen e këtij fenomeni: “Gjakmarrja nuk është vlerësuar seriozisht nga strukturat shtetërore, të cilat fatkeqësisht nuk kanë dëshiruar që ta pranojnë atë. Këtë qëndrim e tregon edhe fakti që nuk ka statistika të sakta nga policia për numrin e të vrarëve për gjakmarrje, të familjeve dhe të personave të ngujuar”.

“Duhet të sillemi si europianë”

Një tjetër problem përbën edhe ekzistenca e shifrave të ndryshme mbi përhapjen e fenomenit. Ndërsa organizatat joqeveritare apo Komitetit e Pajtimit flasin për shifra të larta, zyrtarisht jepen shifra më të ulta. Një punonjëse e një organizate jo qeveritare në Shqipëri që nuk do të përmendet me emër thotë, se shteti ka interes për shifra të ulta, ndërsa organizatat e pajtimit për shifra të larta, sepse u intereson financimi. Shifrat zyrtare për gjakmarrjen sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai: ” 140 persona me liri të kufizuar, ndër ta 20 fëmijë të moshave të ndryshme”.

Mësuesja Liliana Luani nuk u beson shifrave, për të edhe një fëmijë i vetëm i izoluar është shumë. Ajo kërkon një qasje më të organizuar të shtetit kundër këtij fenomeni. “Duhet një studim i zgjeruar që shteti të njohë vërtet situatën si është, dhe ajo ndryshon përditë. Nuk ka mundësi që shqiptarët të vrasin veten këtu dhe pastaj të kërkojnë azil në vende të tjera. Ne jemi europiane e duhet të sillemi si të tillë.”

Vetëgjyqësia – mungesa e besimit te shtetit

Vërtet ligjvënësi shqiptar e ka rritur dënimin për shkak të vrasjes me paramendim për gjakmarrje deri në 30 vjet, por në një vend si Shqipëria krahas institucioneve të drejtësisë nuk është shuar vetëgjyqësia. Shpesh familjet në gjakmarrje duan vetë të marrin gjakun. Nga ana tjetër familjet nga vjen vrasësi, nga frika e zemërimit edhe më shumë të familjes tjetër, nuk guxojnë të shkojnë tek institucionet e shtetit, një provë kjo për mungesën e besimit në shtet. Në raste të tilla fëmijët mund të lëvizin vetëm atëherë kur kanë besën për paqen të palës kundërshtare. Në rast të kundërt, ata nuk shkojnë në shkollë dhe izolohen në shtëpi.

Mësuesja Liliana Luani që i viziton këta fëmijë në shtëpi, e di se kur shkel pragun e një familje në gjak, nuk është më thjesht mësusese. Në familje të tilla nuk është vetëm frika, por edhe varfëria shumë e madhe. “Nganjëherë më duhet të organizoj edhe ndihmë mjekësore. Shpesh këto familje janë të vetmuara  e pa ndihmë”, thotë ajo.

Kështu ora mësimore me fëmijët e izoluar nuk është thjesht shkrim e këndim, edhe bisedat me prindërit janë më shumë se vëmendje për histori tragjik. “Shumë fëmijë rriten me psikologjinë e urrejtjes, nga ata pritet që të shlyejnë gjakun. Nuk është e lehtë t’ua bësh të qartë këtyre fëmijëve, se bëhet fjalë për një krim. Unë përpiqem t’i edukoj me tolerancë dhe frymën e pajtimit, por influenca e familjeve është shumë e madhe”, thotë Liliana Luani. Një mësuese që punon vullnetarisht edhe si psikologe, edukatore, punonjëse sociale, e për fëmijët e izoluar, asaj i duhet të ushtrojë një profesion të ri, – shpresëdhënëse.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Nderohet profesori që krijoi varietetin e grurit vendor

Next Post

Diskutohet Plani i veprimit për pjesëmarrjen e Kosovës në Bursën Shqiptare të Energjisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Diskutohet Plani i veprimit për pjesëmarrjen e Kosovës në Bursën Shqiptare të Energjisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.