Përfaqësues të institucioneve qeveritare, rregullatorë, operatorë të energjisë dhe përfaqësueses të USAID – Kosova dhe USAID –Shqipëria, duke diskutuar mbi draftin e participimit të Kosovës në BSHE, ata vlerësuan se Kosova ka për obligim të emërojë një ONTE, por kostoja e aktivitetit do të jetë e lartë dhe tregu vetanak do të jetë jolikuid.
Me tej u theksua se përfshirja në BSHE kërkon që paraprakisht të bëhen disa ndryshime në legjislacion, rregullat e tregut dhe licencimit si dhe Rregullat e SEE CAO duhet ta akomodojë bashkimin e tregut të energjisë. Për përmbushjen e këtyre obligimeve nevojitet të krijohet një Komitet Drejtues me përfaqësues të Qeverisë, ZRRE-së dhe KOSTT.
Po ashtu në këtë takim pjesëmarrësit u pajtuan që gjatë muajt Nëntor të ketë një takim të përbashkët me palën e Shqipërisë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm në procesin e tregut të përbashkët.
Ndryshe, Projekti i Bursës Shqiptare të Energjisë (BSHE) është pjesë e modelit të ri të tregut të energjisë, që përshtatet me objektivat e Bashkimit Evropian, që do të funksionojë në modelin e të gjitha bursave evropiane.























