Rruga e cila lidhë fshatrat e komunës së Drenasit dhe Skenderajt, përkatësisht fshatin Abri dhe Likovc, është asflatuar vetëm deri tek varrezat e dëshmorëve të lagjes Deliu, ndërkaq pjesa tjetër ka mbetur rrugë dheu.
Fatmir Hysenaj tregon se punon me linjën e autobusëve Abri – Drenas, por edhe pse linjën e ka të regjistruar edhe për në fshatin Likovc, thotë se nuk kanë mundësi ta mbajnë atë linjë për shkak të gjendjes së keqe të rrugës.
https://www.youtube.com/watch?v=mHOB9Zqlylo?feature=oembed&w=640&h=360






















