“Ajo që shohim është se qeveria po kërkon të rrisë fleksibilitetin, të shtyjë moshën e daljes në pension e të reduktojë përfitimet sociale. Këto janë sulme që shënjstrojnë drejtpërdrejt punonjësit dhe përfituesit e ndihmave sociale”, tha një protestues.
Në muajin korrik, qeveria tha se kishte planifikuar të lejonte zgjatjen e javës së punës deri në 45 orë për periudha të kufizuara, një lëvizje kjo që sipas sindikatave cënon të drejtat e punonjësve.
Aktualisht, koha maksimale e orëve të punës është 38 orë në javë. Qeveria po konsideron gjithashtu për herë të dytë anashkalimin e një rritjeje automatike të pagave, në mënyrë që ta bëjë Belgjikën më konkurruese.
Protesta ishte përgjithësisht paqësore, me përjashtim të disa trazirave të vogla të shkaktuara nga një grup prej 100 manifestuesish, që hodhën fishekzjarre dhe u vunë flakën flamujve të sindikatave.






















