BRITANI-Autoritetet shëndetësore në Britani së fundmi kanë bërë publike shifrat e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus. Sipas të dhanave gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 359 persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 39,728.
Gjithashtu autoritetet kanë raportuar se në vend janë regjistruar 1,871 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 279,856.
Që nga fillimi i pandemisë Britani nuk ka raportuar se sa persona janë shëruar ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 1,559 pacientë. Britania për identifikimin e personave me koronavirus ka kryer 4,786,219 testime.



















