Java në Kosovë ka nisur me rritje të shifrave të viktimave nga koronavirusi. Teksa ditën e diel u raportuan për 11 jetë të humbura, këtë të hënë bëhet e ditur se 17 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Nga ana tjetër, numri i të infektuarve është ulur sot, ku janë konfirmuar 1,067 raste të reja pozitive, ndërkohë një ditë më parë u raportuan 1682 raste pozitive.
Njoftimi i plotë:
23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
? Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
? Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
? Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.
? Në total numri i rasteve aktive është 20.467.



















