Ushtari profesionist Gerald Baramuça është i mbijetuari nga rrëzimi i helikopterit ushtarak EC 145 para disa ditësh në liqenin e Shkodrës.
Në një intervistë para disa ditësh për ‘Gazetën Shqiptare’, Baramuça shpjegoi se si kishte arritur të dilte nga helikopteri, si u ndihmua nga banorët dhe më pas i ra të fikët. Tashmë, çështja po hetohet edhe nga Prokuroria për dy krime ushtarake, e për pasojë ushtari është pyetur nga hetuesit.
Ai nuk ka dhënë asnjë informacion për grupin hetimor, duke e bërë më të vështirë hetimin. Ushtari Baramuça u mor në pyetje sot, pasi prej ditës që ndodhi aksidenti tragjik nuk mund të fliste për shkak të tronditjes psikologjike.















