Edhe në se ndodh që në Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia
Sot mbushen 31 vite nga dita kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për ata vepra kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që I shkojnë edhe tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmëndje pa preku thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por nëj e vërtetë e rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritëne botimeve. Her pas here dalin detaje por që që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një inisiativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në Komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt që me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar. Por edhe në se ndodh që në Shqipëri tia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurt se në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtare. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946. E meriton këtë titull se në fakt është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht por vrau një popull lirtinë e një populli të tërë për 50 vite. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon ti vuajë edhe sot.27.al
















