Rreth 80 qytetarë të Kosovës do të kthehen nesër nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropiannë aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Këtë e konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim, MPB njofton se këta persona që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28korrik 2010.
Numri i qytetarëve të Kosovës që kanë marrë rrugën e migrimit të paligjshëm për në vendet e Bashkimit Evropian, që nga dhjetori i vitit të kaluar, është shtuar dukshëm.
















