Jep dorëheqjen kryetari i bashkisë Pogradec ArtanShkëmbi. Numri një i qytetit liqenor i ka paraqitur kërkesën kryeministrit të vendit Edi Rama para pak minutash.
Sipas Shkëmbit, ai nuk do të garoj më për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet e 21 qershorit si dhe ka falenderuar qytetarët e Pogradecit.
“Unë do të paraqes dorëheqjen time sepse dua të le rrugë të lirë në zgjedhjen e kandidatit të ri. Nuk dua të influencoj në këtë zgjedhje. Pas ndarjes së re territoriale bashkia Pogradec ka një përgjegjësi dhe sfidë më të madhe për të përballuar”, është shprehur Shkëmbi.
Kujtojmë që Artan Shkëmbi është kryetar i bashkisë Pogradec që prej tre mandatesh.
















