Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit së të hënës, dhe pritet të jenë prezente gjatë gjithë javës.
Temperaturat nuk kanë shënuar ulje. Në disa prej qarqeve problematike prej reshjeve borës dhe ngricës, këto të fundit janë zëvendësuar nga shiu. Në Kukës termometri shënon 7 gradë Celcius, në Dibër 5 Gradë Celcius në Korçë 4 Gradë, në Elbasan 7 Gradë Celsius. Reshjet e shiut që do të jenë të vazhdueshme, por ditën e enjte dhe të premte, pritet një përmirësim I lehtë I motit, ndërkohë që reshjet do të rikthehen edhe në fundjavë, ku në Kukës dhe Dibër do të jenë të përzjera me borë.
Sakaq, nga shiu aktualisht nuk konstatohen probleme serioze në rrugët kryesore, përvec disa rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve nëpër segmente të caktuara.
Sipas të dhënave nga autoriteti rrugor shqiptar, në Qarkun e Elbasanit, Ka renie guresh të herëpashershme gjate gjithe aksit Qafe Thane – Murrash, por pastrohet vazhdimisht. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane. Ka patur renie guresh gjatë natës ne aksin Elbasan – Peqin, por aktualisht është e pastruar.Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Fushe Stude-Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.
Në qarkun e Korcës, ka reshje te dendura shiu, por nuk ka probleme në qarkullim. Përdoren zinxhirët pjesërisht ne aksin Korçe – Dardhe.
Në qarkun e Kukësit, si paspjkë e reshjeve të shiut ka rënie dherash dhe gurësh në rrugë, që pastrohen vazhdimisht. Edhe Dibër është e njëjtja situatë, ndërsa qarkullimi kryhet pas zinxhirë.
















