Për shkaqe ende të paqarta, mësohet se kryebashkiaku i Poliçanit ka goditur me grusht në fytyrë një mjek. Ka qënë ky i fundit që i është drejtuar rajonit të policisë, për të bërë denoncimin lidhur me këtë akt.
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj është denoncuar nga mjeku Dritan Hoxha. Mjeku është shprehur se Zotkaj e ka qëlluar me grusht në fytyrë, ndërsa ka qenë në krye të detyrës.
















