Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi është shprehur se letra e kreut të VMRO-së për çështjen e regjistrimit është marrë në dorëzim para disa javësh dhe se ajo i është prezantuar shkurtimisht në kryesisë së partisë
Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar letrën e kryeministrit Nikolla Gruevski drejtuar kreut të partisë Ali Ahmeti lidhur me regjistrimin e popullsisë. Sipas portalit “Zhurnal.mk” nga partia shqiptare në pushtet që thonë se kreu i VMRO-DPMNE duhet të presë deri pas pushimeve verore për përgjigjen.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi është shprehur se letra e kreut të VMRO-së për çështjen e regjistrimit është marrë në dorëzim para disa javësh dhe se ajo i është prezantuar shkurtimisht në kryesisë së partisë.
“Është formuar një grup i cili do të shqyrtoj përmbajtjen e letrës dhe do të japë edhe versionin se si duhet të duket procesi i regjistrimit në Republikën e Maqedonisë. Sigurisht që versioni ynë do të bazohet në përvojat e mëhershme nga regjistrimi i vitit 2002, nga procesi i regjistrimit i cili dështoi në vitin 2011, por edhe nga përvojat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit”, ka thënë Ademi.
Sipas tij procesi i regjistrimit kërkon një konsultim të gjerë jo vetëm të subjekteve politike, por edhe të faktorëve të tjerë, besim në të gjitha institucionet që do të përfshihen në proces, veçanërisht në Entin e Statistikave ku pjesëmarrja e bashkësive etnike është tejet e ulët.
“Si parim i BDI-së nuk do të jetë vetëm implementimi i standardeve që kërkon EUROSTAT për regjistrimin, por edhe implementimin e specifikave të veçanta që kanë të bëjnë për Republikën e Maqedonisë për procesin e regjistrimit dhe ngritjen e institucioneve në të cilat do të jenë pjesëmarrës të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve për të ngritur besimin në të njëjtat institucione që regjistrimi mund të jetë i besueshëm dhe mund të jetë real. Sigurisht që gjithë këtij procesi duhet t’i shtohet edhe komponentë e vëzhgimit nga komuniteti ndërkombëtarë, në këtë rast nga Eurostat dhe faktorët tjerë”, ka thënë Ademi.
Sipas mediave maqedonase, letra e Gruevskit përmban dy propozime për realizimin e regjistrimit, por ato nuk janë bërë publike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














