Një fotografi e njohur si Njeriu në Rënie (the Falling Man), u cilësua si pamja më e rëndë për opinionin amerikan.
Gazeta New York Times e kishte publikuar fotografinë në faqen 7, dhe të nesërmen kishin shpërthyer kritikat e ashpra ndaj saj.
Pasi kishte kaluar pak kohë, autori i fotografisë Richard Dreë ishte thirrur për ta hulumtuar subjektin në fotografi për ta identifikuar njeriun që bëri gjithë këtë histori.
I fotografuar fiks në orën 9:41:15 të atij mëngjesi tragjik, duke rënë nga Kulla Veriore, besohet të ketë kërcyer nga niveli më i lartë.
Në bazë të veshjeve të tij, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, besohet të ketë qenë shërbyes në restorantin “Dritarja e botës”, në katin më të lartë të Kullës Veriore. Ky restorant ka humbur 79 punëtor.
Njëri nga këta punëtor, Norberto Hernandez, i cili kishte punuar në kuzhinën e restorantit, i ngjan më së shumti “njeriut në rënie”.
Kjo është konfirmuar edhe nga vëllai dhe motra e tij.