Të 13 anëtarët e organizatës kriminale që përmbyti Birminghamin me kokainë dhe heroinë, të cilësisë më të lartë, janë dënuar në total me 130 vite burg.
Bëhet fjalë për një organizatë të ndërtuar dhe që drejtohej nga shqiptarët. Koka e kësaj organizate kriminale ishte 25-vjeçari shqiptar, Asmirald Miraka

Droga futej në Britani me automjete të bëra enkas me vende sekrete. Sipas autoriteteve nga korriku i 2015 deri në janar të këtij viti grupi ka mundur te shes në miliona paund drogë.
Gjatë operacionit të arrestimit të tyre policia ka bllokuar kokainë dhe heroinë me vlerë 1,5 milionë paund. Ai kishte tre shqiptarë të tjerë të besuar që kontrollonin shpërndarjen e drogës.
Bëhet fjalë për Desar Asllani, Arjol Cerriku dhe Aleks Asllani, të cilët ishin në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe.
Dënimet:
Asmirald Miraka, 16 vjet e tre muaj burg
Desar Asllani, 10 vjet e nëntë muaj burg
Aleks Asllani, 10 vjet e nëntë muaj burg
Arjol Cerriku, 10 vjet e nëntë muaj burg

-Të huaj
Adam Whiteley, 8 vjet burg
Shazad Ali, 15 vjet burg
Zarak Khan, 15 vjet burg
Shabaz Ali, 15 vjet e 5 muaj burg
Levi Watson, 7 vjet burg
Richard Chapman, 5 vjet burg
Clayton Stephenson, 8 vjet burg
Kieran Samuels, 6 vjet burg
Aaron Clemenson, 5 vjet burg.























