• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfimi i Kadri Veselit për luftën dhe paqen

27/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëfimi i Kadri Veselit për luftën dhe paqen

27/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Kur mijëra trupa të Ushtrisë serbe kishin mësyrë territorin e Kosovës, njësi militare, paramilitare, policë serbë, dëbonin, vrisnin dhe dhunonin shqiptarët e Kosoves, në një pjesë të saj, përkatesisht në Drenicë, “Brigada elite e UÇK-së 111”,  zhvillonte luftime për jetë  vdekje në grykat e maleve, aty ku qëndronte popullata civile dhe qindra të plagosur, ushtarë dhe civilë.

Vuajtjet ishin të mëdha, dhimbja ishte e rëndë, por edhe vendosmëria për qendresë ishte e pathyeshme. Drenica nuk po dorëzohej.

Në mbrëmje të asaj dite, të gjendur në një perimetër rrethimi të hekurt, nga pjesa e malit Kosmaq, u bashkuam me bashkëluftëtarët tjerë në fshatin Baicë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Aty morëm bilancin tragjik të asaj dite të rëndë luftimesh: Tre të vrarë nga luftëtarët e “Brigades 111”: Ymer Shala, Bedri Demaku dhe Xhevat Demaku.

Në atë kohë, çdo ditë, deri në përfundimin e luftës, ne përballeshim me lajme të tilla të rënda. E gjithë Kosova po paguante një çmim të madh për lirinë e saj.

E veçanta e këtij rrëfimi dhe asaj dite, është më domethënse për sot, jo vetëm për ndërlidhjen e kësaj ngjarje me rastin e fundit, por me një  tablo që do të mundohem ta përshkruaj, ashtu si unë e pashë dhe e përjetova atë mesnatë, para mengjesit të ri, që do të ishte po aq i rëndë me luftime.

U nisëm drejt Abrisë për të varrosur tre dëshmorët e rënë atë ditë të 7 Prillit.

Nuk mund të përdornim as drita makine, as elektriku. Varrimi bëhej në terr.

Largësia nga forcat e armikut nuk ishte më shumë se perimetri i goditjes së revoles. Mund të binim në pritë nga çasti në çast.

Arritëm në Abri pas mesnate dhe u futëm të heshtur dhe zemërthyer në një dhomë të mbetur, në një shtëpi gjysëm të rrënuar.

Brenda dhomës qëndronin tre trupa të shtrirë, të pajetë.

Tre djem të rinj me uniforma të tyre dhe plagë e trup të gjakosur, më shumë se dhjetë ushtarë të njësisë special të “Brigadës 111”, qëndronin rreth trupave të tyre, të mërzitur dhe pa fjalë!

Në dhomë ishin dhe prindërit e njërit prej këtyre heronjve të rënë.

Duke u munduar të gjenim ca fjalë për t`i ngushëlluar. Nëna e heroit, duke parë mërzinë tonë, na pa në sy dhe na tha: “Djemtë e mi, bëni gajret, banu të fortë: kur hasmi…të tjerët vijnë dhe vdesin në tokën e huaj, pse djemtë e mi mos me vdekë për vendin e tyre. Hallall i kofshin krejt djemtë e mi kësaj toke!”.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kolegë deputetë,

Kjo ishte nëna e Xhevat Demakut, Hero i rënë në luftë per liri, nëna e Zeqirit, Jahirit, Fadilit dhe Nexhat Demakut.

Të  pestë djemtë e saj ishin vënë në mbrojtje të atdheut.

E kishte edhe një vajzë të vetme; edhe atë, sëbashku me djalin e saj, ia vranë ushtria serbe, ndërsa vajzën tjetër, Drenushën që mbijetoi, mezi arritëm ta tërhiqnim ato ditë nga zonat e luftës.

E mora vetë duke e dërguar deri në kufirin e Maqedonisë, e nga andej në Shqipëri.

E shpëtuam nga fati i nënës dhe motrës së vogël, por u vonuam t’ia shpëtonim dorën.

Sot, ajo jeton në Francë, me kujtimin për nënën, motrën dhe dajën e rënë për liri.

Jeton pa dorën e saj, të amputuar në kohë lufte si pasojë e plagëve nga plumbat e armikut!

Sot, kjo Nënë e madhe e vëllëzerëve Demaku, padrejtësisht, duhet të durojë një dhimbje tjetër: Edhe katër djemtë tjerë të saj, vëllezërit e Xhevatit dëshmor, katër luftëtarë të lirisë, bashkë me komandantin trim të sa e sa betejave, Sylejman Selimin, Hysni Thaqin dhe Bashkim Demiqin me tre vëllezër të tjerë, njeri nga ata nuk ishte asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, po privohen nga liria, përmes një procesi gjyqësor me shumë pikëpyetje serioze.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftoi për t’i dhënë fund regjimit të apartheidit serb, ku shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.

UÇK-ja luftoi për të ndërtuar një shoqëri të lirë ku sundon drejtësia, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit

Për të krijuar një shtet, ku një qytetar mund të dënohet vetëm pas një procesi të ndershëm gjyqësor, ku fajësia të provohet nëpërmjet provave të qarta, të besueshme e bindëse

Për një sistem evropian të drejtësisë, ku pasi fajësia provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe dënimi të jetë proporcional me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë.

Ne kemi sakrifikuar që të ndërtojmë një shtet të pavarur të mbështetur në parimet e demokracisë.

Në parim, politika nuk duhet të ketë involvim në çeshtje gjyqësore.

Kjo është ajo çfarë më se shumti i duhet Kosovës, të ardhmes së saj euro-atlantike.

Partia Demokratike e Kosovës, ka besuar dhe beson fuqishëm tek ky parim themelor kushtetues dhe demokratik.

Kjo ka qenë arsyeja pse kemi heshtur, pse nuk kemi reaguar, edhe kur kemi pasur shumë dilema në veprimet e caktuara të gjyqësorit.

Për t’i hapur rrugën drejtësisë, Latif Gashit dhe Rrustem Mustafa janë larguar nga pozita e deputetit në këtë mandat.

Ramush Haradinaj ka lëshuar postin e kryeministrit, Fatmir Limaj të deputetit.

Po ashtu, kur u arrestua Azem Syla, unë e kam mbështetur largimin e tij nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

Edhe Fadili dhe Nexhati, tani kanë lëshuar pozitat e tyre politike.

Ne po zbatojme parimin e drejtësisë, mirëpo me kalimin e kohës po shohim që shqetësimet e qytetarëve me këto procese po bëhen edhe më të mëdha.

Nuk ka asgjë më shqetësuese në një vend se sa kur në emër të drejtësisë shkaktohet pasiguria!

Nuk ka padrejtësi më të madhe se ajo që bëhet në emër të drejtësisë.

Kolegë të nderuar,

Parimi i shtetit ligjor dhe mosndërhyrjes, janë parimet bazë mbi të cilat angazhohemi dhe jemi të vendosur në këtë shtet. Asnjëherë ndërhyrje në çështje të gjyqësorit.

Ne këtë parim, si dje për liri, kemi qenë të gatshëm dhe kemi pranuar edhe çmimin e kërkuar nga ne që edhe jashtë vendit tonë të ndahet drejtësi mbi dilemat e padrejta të vëna mbi luftën tonë.

Dhe ne, mund të pranojmë çdo çmim dhe sakrificë individuale edhe sot në këtë qëllim, pa asnjë dyshim; as nuk kemi dilema në këtë drejtim;

Disa as nuk mund ta imagjinojne këtë gatishmeri tonë që ende të vetësakrifikohemi për shtetin tonë të ri, e disa mund edhe ta abuzojne këtë, si pjesë të luftës për pushtet politik.

Sido që të jetë, më e vlefshme se liria e personit dhe fati i tij, është liria e popullit tonë dhe shteti i pavarur e sovran i Kosovës.

Por, pranimi i standardeve jobalancuese të drejtesisë, nga ne si shqiptarë në Kosovë, nuk nënkupton edhe legjitimimin e cenimit të moralit njerezor dhe kauzes sonë për liri, as UÇK-së dhe aq më pak qenien e shtetit tonë sovran!

Duhet të merret në konsideratë edhe mesazhi që mund të dërgohet përmes këtyre proceseve tek qytetarët tanë, si besim dhe standard në drejtësi!

Shqetësimi qytetar është se në këto procese ka mangësi të zbatueshmerisë së ligjeve në fuqi dhe ballafaqimit apolitik të fakteve dhe provave dhe një tendencë të ndëshkimit me çdo kusht të luftëtarëve të lirisë.

Kjo po shkakton mosbesim dhe frikë tek qytetarët, se diçka nuk është në rregull me standardet e kërkuara të drejtësisë.

Ish luftëtarët e  UÇK-së, janë të gatshëm të  nënshtrohen individualisht parimit të barazisë para drejtësisë, për t’i hequr dilemat rënduese dhe akuzuese mbi ta dhe luftën e tyre për liri, por asnjëherë nuk do të pranojnë etiketimet linçuese dhe fushatat denigruese kundër tyre dhe UÇK-së.

Kosova dhe shumica e qytetarëve të saj, ka vuajtur gjatë në të kaluarën nga padrëjtesi dhe standarde të dyfishta të trajtimit të tyre dhe kemi nevojë për një epokë të re të instalimit të besimit në drejtësi dhe shtet ligjor!

Ne, nuk duam të interferojmë në sistemin gjyqësor dhe asnjëherë nuk do ta bëjmë këtë, aq më pak në vendimet gjyqësore, por nga ana e përgjegjësisë sonë politike, ne nuk mund të mos kërkojmë që të trajtohen seriozisht dhe adresohen shqetësimet e qytetarëve tanë mbi proceset aktuale.

Barazi para ligjit, askush mbi ligjin, por dhe askush i diskriminuar prej tij.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Drejtësia dhe e vërteta nuk mund të ndahen. Asnjëherë.

Ka një të vërtetë të vetme për Kosovën, për luftën e saj.

Lufta e Kosoves për liri ishte një luftë e drejtë për mbijetesë e një populli të robëruar në fundin e shekullit XX, kur të gjithë popujt e Evropës kishin fituar lirinë.

Ishte luftë për çlirim. Asgjë më shumë. Asgjë më pak.

Dihet kush ishte viktima dhe kush agresori.

Mund të bëhen akuza, gjyqe, të shkruhen raporte e lloj lloj fushatash kundër UÇK-së dhe drejtueseve të saj, por, kurrë, nuk do të munden që ta barazojnë agresorin me viktimën, ushtarin serb me luftëtarin e UÇK-së.

Sa i përket disa sulmeve të vrazhda mbi drejtues të UÇK-së dhe tendencës ndarëse të saj, me duhet të theksoj se nuk mund ta duash UÇK-në abstrakte, pa njerëz e saj dhe të tentosh të kriminalizosh UÇK-në reale!

Mund ta duash dhe mos ta duash atë! UÇK, ishim të gjithë qytetarët e këtij vendi që luftuam për liri e pavarësi.

Nuk nderon askush veten, as familjen e tij, me sulmet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, dhe duke e bërë UÇK fajtorin kujdestar për çdo gjë.

UÇK ishte vetë fati i popullit tonë, historia jonë e hidhur; historia e saj është vetë realiteti ynë i hidhur dhe vrazhdë, i jetuar dhe përjetuar si komb i robëruar;

Por, njëkohësisht edhe produkti më i lartë historik dhe më i suksesshmi  në historinë e popullit shqiptar në Kosovë!

Pa UÇK-në, NATO, e as UNMIK-u, as EULEX-i dhe as BE dhe SHBA nuk do të ishin për dhe në shtetin e Kosovës!

Mund të ishin në Kosovën e sotshme, por jo në shtetin sovran të Kosovës!

Të nderuar kolegë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Është në nderin tone, sot, të debatojmë racionalisht për interesin e vendit tonë dhe mbrojtjen e vlerave tona si UÇK-ja.

Nuk duhet të nxitemi nga egot e interesave parciale;

Nxjerrja e një Rezolute të përbashkët nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të konfirmonte edhe njëherë dinjitetin, pastërtinë dhe ndershmërinë e Luftës sonë çlirimtare për liri e pavarësi

Një rezolutë që thekson sërish, se lufta heroike e bërë nga luftëtarët tanë ka qenë një luftë e drejtë dhe se është obligim moral i çdo institucioni në Kosovë që ta mbrojë dhe respektojë këtë të kaluar të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Po kalojmë momente të rëndësishme për vendin tonë;

Urtësia, mencuria dhe qëndrueshmëria na duhen si në ditët më të rënda të luftës sonë për liri!

Lirinë dhe shtetin që kemi dashur e kemi arritur bashkë të gjithë, por kemi edhe shume për të bërë,  bashkë çdo ditë,  që këtë shtet ta bëjmë  edhe më të konsoliduar politikisht, të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të sigurtë për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Partneriteti ynë me Bashkesinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në duhet të jetë i pacenueshem dhe nuk do të lejomë të cenohet asnjëherë prej askujt.

Ky është përcaktim i popullit dhe shtetit tonë. Sot e përgjithmonë.

Ju Luftëtarë të lirisë, qëndroni krenar dhe ballëhapur për luftën tuaj dje dhe sot, qëndroni të pergjegjshëm ndaj shtetit dhe ligjit.

Sulmet e padrejta kurrë nuk do të mund të errësojnë faktin se:

Ju keni qenë dhe përjetësisht do të mbeteni çlirimtarët e Kosovës

Jo vetëm familjet, por e gjithë Kosova krenohet me Ju.

Sylejman Selimi, Fadili, Jahiri, Zeqiri, Nexhati, Hysni Thaqi e Bashkim Demiqi me vëllezërit e tij janë luftetarë të lirisë, mbrojtës të popullit të tyre, tokës së tyre.

Gjithmonë do të mbesin të tillë. Ne do të jemi gjithmonë me ta, Gjithë Kosova është me ta.

Kam një mesazh të veçantë për fëmijët e këtyre bashkëluftëtarëve të lirisë:

Shkoni në shkollë, mësoni shumë dhe ndihuni krenarë se baballarët Tuaj, bënë më të mirën për bashkëmoshatarët tuaj dhe baballarët e tyre

Ju duhet ta dini se jeni fëmijë heronjsh dhe heronjtë e kanë një fat gjithmonë:  KTHEHEN TË FUNDIT NGA BETEJA DHE TË FUNDIT E PËRJETOJNË LIRINË.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Një muaj paraburgim për dorasin që vrau një pejan në diskotekë

Next Post

Mustafa përfundon riformatimin e Qeverisë, emëron zv/kryeministër Ramiz Kelmendin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mustafa përfundon riformatimin e Qeverisë, emëron zv/kryeministër Ramiz Kelmendin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.