Masa e paraburgimit do të llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurit me datë 25.10.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 25.11.2016.
“Veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri G.E. janë: vrasje e rende nga neni 147 pika 4 te KPK-së, dy pika te veprës penale vrasjes se rende te mbetur ne tentative nga neni 147 pika 9 e lidhur me nenin 20 te KPK-së, veprën penale te vrasjes ne tentative nga neni 146 lidhur me nenin 20 te KPK-së dhe veprën penale mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim ose përdorim te paautorizuar te armeve nga neni 328 par. 2 te KPK-së”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Pejës.
Palët gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.























