Roma, kryeqyteti i Italisë, njihet për bukuritë dhe kulturën demokratike që ka.
Por, përveç aspekteve pozitive, kryeqyteti italian konsiderohet edhe si kryeqyteti i krimit. Media italiane “Blastingneës” shkruan se Roma është pak nga e të gjithëve.
Ajo drejtohet nga grupe të ndryshme, të cilët kanë ndarë territorin që kontrollohet nga kalabrezë, napoletanë, siçilianë por edhe nga grupe kriminale shqiptare dhe rumune. Situata kriminale është e frymëzuar nga dy organizatat më të fuqishme: Ndragheta dhe mafia siçiliane.
Ndragheta kontrollon kryesisht trafikun e drogës në Romë, por edhe në Lazio, ky qyteti i dytë ku sekuestrimet e drogës janë të mëdha. Edhe mafia siçiliane kontrollon trafikun e drogës dhe të armëve.
Të përfshirë në këto veprimtari kriminale janë edhe bandat shqiptare, të cilat kanë lidhje me mafien siçiliane apo dhe me Ndraghetën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia italiane ka shkatërruar organizata të drejtuara nga shqiptarët.















