Varrezat njihen si vend i frikshëm dhe me të drejtë. Një djalë nga Tirana ka denoncuar pamjet që ka hasur tek varrezat në Tufinë. Një arkivol bosh dhe pak më tej një tjetër gjysmë i hapur, të dy të lënë ashtu në mes të rrugës.
“Pershendetje Jeta osh qef! Isha sot nga varrezat ne Tufine, po shkoja tek varri i gjyshes dhe befas papritur rruges, ne njeren ane te rruges pashe nje arkivol bosh, pastaj pak me siper nje arkivol gjysem te hapur, si ka mundesi, qe askush nuk mban pergjegjesi per kete. Po ti shifni qarte duket arkivoli bosh ne mes te rruges, dicka e pazakonte ne mes te varrezave”, – është ky denoncimi i djalit, i cili kërkon që të merren masa.

















