• Latest
  • Trending
  • All

Roli i ri i Shqipërisë në Ballkan

16/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Roli i ri i Shqipërisë në Ballkan

16/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Është folur më parë dhe për pavarësinë e Kosovës, por nuk ka patur një deklaratë të tillë, sa të drejtpërdrejtë dhe po aq diplomatike, sa të qartë dhe po aq të pastër, që të shprehte solemnisht dhe pa ndjenja inferioriteti, një qëndrim të pastër të qeverisë shqiptare.

Teuta Nunaj

Shqipëria, përmes kryeministrit të saj, gjatë vizitës zyrtare në Serbi, u shfaq potencialisht si një forcë ekzistente dhe me një rol udhëheqës në rajon, që synon integrimin në BE! Kjo ishte pikërisht gjëja, që nuk u pranua në Beograd! Serbia ende nuk e pranon Shqipërinë si partnere të barabartë. Por koha e vasalitetit ka vdekur. Ndaj, sa më parë, që Serbia të pranojë rolin e ri të Shqipërisë në rajon, aq më shpejt raportet politike mes dy shteteve do të normalizohen. Edi Rama në Beograd dhe më tej në Preshevë, shkoi si Kryeministër i Shqipërisë dhe gjithçka e thënë, e bërë dhe e prezantuar prej tij, ka vetëm një formë dhe paraqitje, atë të drejtuesit të Qeverisë së Shqipërisë, që përfaqëson vendin e tij: Shqipërinë. Çdo ngjyresë tjetër, nuk i përket çështjes dhe faktit.

Në raportin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri ofroi një qasje të re në Beograd, gjë e cila edhe pse duhet të jetë normalitet në qëndrimet e një shteti, mbart vlerë për faktin e një reciprociteti në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë. Në këto vite tranzicioni, ka patur artikulime, duke bërë këtu diferencën me kërkesën e shprehur përmes deklaratës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone, përtej kufirit zyrtar të Shqipërisë. Është folur më parë dhe për pavarësinë e Kosovës, por nuk ka patur një deklaratë të tillë, sa të drejtpërdrejtë dhe po aq diplomatike, sa të qartë dhe po aq të pastër, që të shprehte solemnisht dhe pa ndjenja inferioriteti, një qëndrim të pastër të qeverisë shqiptare.

Më parë, kishim një politikë të jashtme me përkulje, ku deklaratat luhateshin sipas qëndrimeve personale të deklaruesit, apo sesi do të mendonte pala tjetër për to, gjë e cila ndikonte drejtpërdrejtë tek artikulimi i fjalës, duke ruajtur një model “moderues” dhe inferioriteti, pa u bërë një zë i fuqishëm, i kthjellët dhe i duhur. Ky ishte ndryshimi mes artikulimeve të mëparshme të të gjitha niveleve dhe deklaratës së kryeministrit në Beograd. Ai foli bindshëm dhe i sigurt, duke shpalosur një qëndrim të prerë dhe të qartë të qeverisë, jo të tkurrur, por krenar; jo individ, por përfaqësues; jo të kompleksuar, por realist; jo me flatra, por me këmbë në tokë; jo si kryetar partie, por si kryetar i Këshillit të Ministrave. Ndaj, elementët e populizmit ishin fashitur dhe respekti për vendin mbizotëronte. Shqipëria u përfaqësua e denjë, si partnere dhe si shtet, që proklamoi një model të ri dhe njëkohësisht një rol të ri në politikën ballkanike.

Ndërkohë që disa dekada më parë, ishin të tjerët ata që merrnin masa dhe vendosnin për Shqipërinë; më pas, në monizëm, ne vendosëm për vete por jashtë botës; në tranzicion, kishim ulje-ngritje me përulje dhe pa një drejtim. Ndërsa sot, pas të gjithë kësaj trashëgimie, një erë e re po fryn. Një prezantim kokëlartë dhe ballëhapur për të përfaqësuar vendin, pa pasur nevojë të shkohet lart, përulshëm. Shqiptarët janë krenarë për historinë e tyre, që asnjëherë nuk kanë sulmuar kënd. Ata gjithnjë janë përpjekur dhe kanë kërkuar të jetojnë në paqe në trojet e tyre dhe pa cenuar njeri. Aktualisht, shteti shqiptar, përmes politikës së fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon, duke patur për synim qendror integrimin e vendit në familjen evropiane dhe më tej, të të gjithë Ballkanin Perëndimor, e ka bërë politikën shqiptare më ndikuese dhe më dinjitoze.

Ky ndikim, që është normal dhe pa asnjë ekzagjerim, nuk po pranohet ende nga Serbia, dhe kjo sepse ajo vijon të jetë me mentalitetin hegjemon të një shekulli më parë, kur i shihte shqiptarët nga lart dhe sot, e ka të vështirë që t’i shohë shqiptarët përballë, si partnerë dhe bashkëpunëtorë. Por zëri i Shqipërisë, po del tashmë i plotë, bashkëveprues me fqinjët dhe mbrojtës i qëndrueshmërisë në rajon dhe pa asnjë synim sundimi apo kolonizimi për kombet e tjera. Ky model i ri politik i shfaqur në Beograd, e prezantoi Shqipërinë si të barabartë mes të barabartëve. Përpos aftësive dhe cilësive individuale, qëndrimit të çmueshëm dhe dinjitoz të kryeministrit të Shqipërisë, vizitën e avantazhuan edhe faktet se Shqipëria tashmë është një vend anëtar i NATO-s dhe me perspektivë për t’u anëtarësuar në BE, proces të cilin po e ndjek edhe Serbia dhe është në të njëjtën shkallë me Shqipërinë.

Por ndërkohë që Shqipëria ecën e sigurt dhe e vendosur drejt BE-së, Serbia, vepron ende e dyzuar mes Lindjes ruse dhe Perëndimit evropian. Njëkohësisht, ekonomikisht Shqipëria nuk ka një varësi direkte nga Serbia, as politikisht apo edhe në procesin integrues, elementë të cilët kanë një ndikim në raportet mes shteteve dhe në rastin konkret, rritin mundësinë e prezantimit të duhur të drejtuesve të shtetit në raport me homologët e tyre. Pra, në totalin e të gjithë marrëdhënies me Serbinë, njëra anë është gjendja e Shqipërisë në raport me angazhimet euro-atlantike dhe në anën tjetër përfaqësimi i shtetarëve. Në takimet në Serbi, të dyja këto anë ishin në unison drejt pozitives. Qeveritë e derisotme shqiptare kanë bërë pak për shqiptarët e Preshevës dhe ende janë mbrapa në kryerjen e detyrës, që ua detyron Kushtetuta, pasi problemet e shqiptarëve të Luginës janë të mëdha: shpërnguljet nga vatrat e tyre, mungesa e investimeve, problemet me arsimin, etj. Përkrahja dhe ndihma konkrete dhe e drejtpërdrejtë ende lë për të dëshiruar.

Të kërkuarit e të drejtave shqiptare është minimumi, sidomos kur u janë mohuar sistematikisht. Përgjatë tranzicionit, ka pasur raste kur kancelaritë fqinje kanë kërkuar me nota proteste mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, kur qoftë dhe një person është “cenuar” personalisht, atëherë si të mos kërkohen të drejtat e një popullsie të tërë shqiptare të Luginës së Preshevës, që është autoktonë në trevat e saj, që për t’u arsimuar duhet të largohet nga trojet; që për të siguruar të ardhurat për jetesë, prapë duhet të largohet nga trojet; që për të ndërtuar shtëpi, pret nga bijtë e saj, qe jetojnë e punojnë jashtë trojeve?! Ndaj rruga e mirë e nisur në këtë nëntor në Beograd, është vetëm fillimi, por që ajo të marrë vlerën e vërtetë, duhet të vazhdohet seriozisht dhe për këtë duhet të ndërmerren angazhime të matura, konkrete dhe të përgjegjshme.

Previous Post

Enver Hoxha lejoi UDB-në të pushkatonte në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë të Kosovës

Next Post

Fqinjët që dhe heroinën e shtetit të tyre e kanë shqiptare!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fqinjët që dhe heroinën e shtetit të tyre e kanë shqiptare!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.