• Latest
  • Trending
  • All

Roli i Diasporës Shqiptare në SHBA për çështjen kombetare!

16/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Roli i Diasporës Shqiptare në SHBA për çështjen kombetare!

16/02/2023
in Aktualitet

Ambasador Flamur Gashi – Drejtor per Çeshtjet e Rajonit dhe Diasporen  ne Bordin e  Drejtoreve te Keshillit te Ambasadoreve Shqiptare

Zonja dhe zotërinj,

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Të nderuar pjesëmarrës!

Në kapërcyell të shekullit të kaluar mërgata shqiptareishte promotori i Lëvizjes Kombëtare, së pari i Rilindjes sonë Kombëtar, e pastaj edhe i Pavarësisë së Shqipërisë së sotme zyrtare.

Mërgata jonë e fillim shekulli të kaluar janë në themelet e zhvillimeve kulturore dhe politike të kombit tonë, atëherë kur fatet e tij ishin në zgrip të ekzistencës.

Nga takimi me Mërgatën shqiptare të Rumanisë dhe me ndihmën financiare të tyre, Ismail Qemaili shkoi në Vlorë dhe ngriti flamurin e Skënderbeut si dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Po aty u shkrua edhe “Himni i Flamurit” nga Asdreni.

Mërgata shqiptare është në themelet e çdo vlere të lartë kombëtare që kemi sot, si në gjuhë, kulturë, arte, politikë dhe shtet-formim.

Pa rolin e Mërgatës shqiptare në botë, e kryesisht të mërgatës shqiptare në SHBA, sot fatet e kombit tonë do të ishin krejt ndryshe.

Qe nga themelimi i Organizatës Pan–Shqiptare “VATRA” dhe gazetës “DIELLI” (e cila dje kishte 114 vjetorin e themelimit), e deri në ditët e sotme tëgazeta “ILLYRIA”, radiot dhe televizionet, si dhe mediat e tjera, shoqatat e organizatat shqiptare, klubet sportive dhe shkollat për mësimin e gjuhës shqipe, mërgata jonë në SHBA qëndron në ballë të lëvizjeve kombëtare.

Mërgata jonë botoi librat, gazetat dhe revistat e para në gjuhën shqipe, shkroi librat e parë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, solli bandën e parë muzikore nga Amerika dhe krijoi grupin patriotik e kulturor “Lira” në Korçë, krijuan fondin e parë për shtetin e pavarur shqiptar, por ata erdhën dhe kapën armët në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Shqiptarët e Amerikës, në këtë vend të madh të lirisë dhe demokracisë, që nga shqiptari i parë i cili u vendos zyrtarisht në Shtete e Bashkuar të Amerikës në vitin 1889, Kolë (Nikola) Kristofori nga fshati Katund i Korçës, jo vetëm që u zhvilluan materialisht dhe ekonomikisht, por ata u bënë qytetar të denjë amerikan me kontribute të veçanta në të gjitha fushat e jetës. Ata morën pjesë edhe me armë në dorë në forcat ushtarake amerikane që nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e DytëBotërore, Lufta në Vietnam, Irak, Afganistan dhe Siri, shumë prej tyre duke dhënë edhe jetën.

Shqiptarët e Amerikës u bënë emra të shkuar nëgazetari, art, kulturë, mjekësi, avokati, shkencë e sporte, kohëve të fundit po angazhohen çdo ditë e më shumë edhe në institucione dhe politiken amerikane si, nobelisti Ferid Murati, Sejfi Protopapa, Nexhmije Zajmi, Skender Xhilaga, Sami Repishti, Nikolla Cako, Bardhyl Tirana, Isuf Luzaj, Qemal Butka, Nexhat Peshkëpie, Arshi Pipa, Van Kristo, Villiam Gregori, Vëllezërit Belushi, Sten Dragoti, Pjeter Malota, Nikolla Pano, Peter Prifti, Bill Kovaç, Rose Dosti, Eliza Dushku, Emine Cunmulaj, Toni Dovolani, dr. Rifat Latifaj, Dr.Sylejman Çelaj, vëllezërit Ylli e Ylber Bajraktari, i mirënjohuri Fadil Berisha dhe shumë tëtjerë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë strehë përpatriotët shqiptarë të cilët përndiqeshin nga sistemi diktatorial komunist në Shqipëri dhe ai pushtues komunist në ish-Jugosllavi. Në SHBA gjetën strehë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike që nga Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Xhafer Deva, Ago Agaj, Luan Gashi, Rexhep Mitrovica, Vëllezërit Mulosmanaj, dr.Fuad Myftia, Xhemal Laçi, Jonuz Ndreu, Rasim Sina, Hysen Tërpreza, Ismet Berisha dhe shumë e shumë patriotë dhe veprimtarë të tjerë…

Në SHBA gjithashtu u vendosën shumë pjesëtarë tëfamiljeve të njohura dhe të dëshmuara patriotike që ishin në kundërshti me sistemet komuniste në Shqipëri dhe në trojet e tyre nën pushtimin ish-Jugosllav, sifamiljet: Ndreu, Balaj, Mirakaj, Kupi, Gjonmarkaj,Dine, Kaloshi, Perolli, Mulosmanaj, Biberaj, Zherka,Bajraktari, Berisha dhe familje të tjera patriotike të dëshmuara…

Shqiptarët e Amerikës punuan natë e ditë për rrëzimine sistemit diktatorial dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës,mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre amtare në Maqedoninë e Veriut, Medvegjë, Bujanovc, Preshevë e Mal të Zi, por edhe për të drejtën e kthimit të pronave të shqiptarëve dhe shtetësinë e tyre në Çamëri.

Një kontribut të veçantë në mbajtjen gjallë të frymës kombëtare dhe të mos asimilimit në kombe të tjera për shkak të fesë të njëjtë me to, në SHBA gjatë gjithëhistorisë sonë dhanë edhe komunitetet fetare që u organizuan nga mërgata jonë, si:

Komuniteti Orthodoks Shqiptar me prijësit fetar që nga, At Fan Noli, At Vani Çani, At Stefan Lasko e deri të vëllezërit At Nikon dhe At Artur Liolini.

Komuniteti Katolik Shqiptar me prijës fetar që nga Imzot Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita,Dom Pengë Ndrevashaj, Dom Anton Kçira e deri të prijësit e sotëm të Kishës Katolike Shqiptare kudo në Amerikë si, DomPjetër Popaj e të tjerë.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, që nga Salih efendi Myftiu, Rexhep Kumbarçe, Imam Isa Hoxha, Imam Vehbi Ismaili, e deri në ditët e sotme të Imam Tahir Kukaj dhe shumë drejtues të tjerë fetar kudo në SHBA.

Komuniteti Bektashi Shqiptar, me prijës fetar të shquarsi, Baba Rexhepi, Baba Arshiu e deri në ditët e sotme të Baba Eliton Pashaj.

Të gjitha komunitetet fetare shqiptare në SHBA kishin në krye të tyre burra të zgjuar, besimtarë të denjë por edhe patriotë të vërtetë.

Një rol të veçantë në lidhjen shpirtërore dhe politike tëshqiptarëve në gadishullin Ilirik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka luajtur ra dio“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, që nga themelimin e deri me sot.

Radio “Zëri i Amerikës” për shqiptarët kudo qëjetojnë në trojet e veta etnike, ishte zëri i shpresës dhe i lirisë, zëri i së vërtetës. Nuk mund të mos i përmendim disa nga emrat e shquar të gazetarisë të “Zërit tëAmerikës” që u bën pjesë e çdo familje shqiptare patriotike, që nga Nexhmije Zajmi, Elez Biberaj, Frank Shkreli, Shaqir Salihu, Isabela Çoçoli, Laura Kondo,dr.Faton Gashi, Idriz Lamaj,

Ilir Ikonomi, Vehbi Bajrami e deri në ditët e sotme tëArben Xhixho, Mirela Milori, Klejda Kostreci dhe shumë të tjerë.

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe po luajnë nëprezantimin e realitetit që po ndodh në trojet tona gazetarët Beqir Sina, Halil Mulaj, Dalip Greca, Muhamet Mjeku, Sylejman Gashi, Hys Shkreli, Ruben Avxhiu, Rafael Floqi, Sokol Paja dhe të tjerë gazetarëtë shumtë shqiptar në mediat në gjuhën shqipe dhe atëangleze, në dhjetëra gazeta online, portale, radio dhe televizione në gjuhën shqipe në të gjithë SHBA-në.

Roli i Mërgatës Shqiptare në SHBA, në 100 vjet të Marrëdhënieve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe SHBA,

Por, edhe në 15 vite të Pavarësisë së Kosovës, ka shumë emra të përveçëm të cilët me lidhjet e tyre personale krijuan miqësi të mëdha jo vetëm për vete por për të mirën e kombit tonë nëpërgjithësi.

Është rasti të përmendim disa nga emrat e përveçëm me kontribute të mëdha në ketë drejtim, si: Fan Noli, Faik Konica, Antonio Athanasi e deri në ditët e sotmesi, Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Elez Biberaj, Ekrem Bardha, arbëreshi Jozef Dioguardi, vëllezërit Osmani, vëllezërit Bytyqi, Rexhë Xhakli, Bruno Selimaj, Rrustem Geci, vëllezërit Gojçaj, Turhan Rusi me te bijtë (Sal, Ilirian, Benjamin), Ricard Lukaj, Bruno Ceka, Din Derti, Dino Hasanaj, Ramadan Gashi, Martin Shkreli, Ramiz Tafilaj, Skënder Perolli, Albert e Lui Fundo, Nazar Mehmeti, Ilir Zherka, Avni Mustafaj, Mark Gjonaj, Elmi Berisha, dhe shumë e shumë personalitete të cilët nuk po i përmendim të gjithë me emër, jo për shkak të rëndësisë së tyre, por për shkak të listës së gjatë të këtyre emrave dhe të kohës së shkurtër në dispozicion. Të gjithë ata kanë dhënë shumë për demokratizimin e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës, tëdrejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, si dhe lidhjet me kombin dhe shtetin amerikane.

Një rol të veçantë dhe të jashtëzakonshëm gjatë mëshumë se një shekulli në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ka luajtur Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” dhe veteranët pa përjashtim, që nga themelimi i saj nga Fan Noli e Faik Konica me shokë, kryetari i përjetshëm i nderit Antonio Athanas, e kryetarët e “Vatrës” në vazhdimësi deri të Agim Karagjozi, dr. Gjon Buçaj e kryetari i saj aktual Elmi Brerisha.

Për rolin e “Vatrës”, të gazetave “Dielli” e “Illyria”, si dhe të Lobit Shqiptaro-Amerikan, KëshillitKombëtar Shqiptaro-Amerikan, si dhe dhjetëra organizatave, shoqatave dhe mediave të tjera duhet të mbahet një simpozium i veçantë shkencor që të mund të shterohet pjesërisht kontributi i tyre në SHBA, për çështjen kombëtare shqiptare.

Pa kontributin e emrave dhe organizatave tësipërpërmendura, si dhe qindra e mijëra shqiptarëve tëtjerë të Amerikës, emrin shqiptar, Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk  do ta mësonin dhe nuk do të ishin kaq të informuar dhe të interesuar dhe dashamirës për fatet e kombit tonë, që nga Presidenti Wilson, senatoret dhe kongresment si, Bob Dole, Alfons D’Amato, Benjamin Gilman, Cak Shumer, Ted Kenedy, Eliot Engel e Tom Lantos, të dy PresidentetBush, Presidentet Klinton e Baiden, sekretaret e shtetit Ollbrajt e Klinton, Gjenerali Klark, Ambasadoret Wolker e Wisner, e deri ne ditët e sotme të kongresmeni Torres. Si dhe shumë e shumë personalitete të tjera të rëndësishme të Kongresit, Senatit, Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit, dhe në të gjitha nivelet e tjera të politikë bërjes, të sistemit të sigurisë dhe vendimmarrjes në SHBA.

Rezolutat e shumta në Kongres dhe Senat, qëndrimet e Departamentit të Shtetit, qëndrimet dhe veprimet e Ambasadorëve, Kongresmeneve, Senatoreve, Sekretareve të Shtetit e deri të Presidenteve të SHBA. Vizitat e Kongresmenëve dhe Senatorëve në Kosovë tëudhëhequr nga miku i madh i kombit tonë Robert Dole, vizita e Sekretarit të Shtetit Xheims Bejker, e deri tëvizita e Presidentit Xhorxh W. Bush në Tirane, që solli lajmin e madh se më në fund është koha që, Kosova tëjetë shtet i pavarur (enough is enough), në themel e kanë kontributin e madh të shqiptarëve të Amerikës e në ballë të kësaj pune çdoherë ishte patrioti i madh dhe i dëshmuar nga Tupalla e Medvegjës, z. Xhim Xhema.

Dëshmia më e freskët dhe kuptimplote e kontributit tëmërgatës shqiptare të Amerikës për çështjen kombëtareështë pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftërat e fundit që ndodhën në trojet tona.Shqiptarët e Amerikës jo vetëm që kontribuuanmaterialisht dhe financiarisht, por ata ishin pjesëmarrës aktiv në luftën e UCK-së me Batalioni “Atlantiku”, ku dhanë edhe dëshmorë si vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi.

Siç nuk imagjinohej dot fati i kombit tonë në kapërcyell të shekullit të kaluar, atij XX-të, as sot nuk konceptohet e sotmja dhe e ardhmja jonë pa kontributin e mërgatës sonë kombëtare.

Pa rolin parësor dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të kishim Shqipëri të pavarur, demokratizim të Shqipërisë në vitet ’90-të as anëtarësim në NATO, nuk do të kishim as çlirim dhe pavarësi të Kosovës dhe njohjen e saj nga shumica e shteteve të botës demokratike. Për të gjitha këto si djepër lidhjet e thella dhe miqësore me popullin dhe institucionet e Shteteve tëBashkuara të Amerikës, thellësisht mirënjohës duhet ti jemi mërgatës sonë.

Presidenti historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova thoshte: ”Shtëpia nuk mbahet pa miq…”. 

Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më së miri e kanë dëshmuar dhe vërtetuar më vepra ketë gjë.

Ju faleminderit!

Prishtinë 16 Shkurt 2023

Previous Post

Lidhjet me kinezët/ New York Post zgjeron përmasat e aferës “McGonigal”

Next Post

Biden i dërgon letër Vjosa Osmanit për 15-vjetorin e pavarësisë: Njohje reciproke Kosovë-Serbi, për një të ardhme më paqësore për të dy vendet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Biden i dërgon letër Vjosa Osmanit për 15-vjetorin e pavarësisë: Njohje reciproke Kosovë-Serbi, për një të ardhme më paqësore për të dy vendet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.